• |
ide | kryesore

Policia britanike zbulon shtëpinë e barit, shqiptari fshihet në koshin e mbeturinave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i ri shqiptar u dënua me 8 muaj burg dhe më pas rrezikon depërtimin nga Britania e Madhe pasi u shpall fajtor nga gjykata për kultivim të paligjshëm të drogës.

BBC shkruan se Armando Hysaj, 25 vjeç u kap i fshehur brenda një koshi mbeturinash pasi policia e Nottinghamshire zbuloi një shtëpi bari në Mansfield Woodhouse më 7 shkurt.

Ishin banorët që e kishin njoftuar policinë për shkak të erës së fortë të kanabisit. Nga kontrolli u gjetën më shumë se 150 bimë kanabisi, me një vlerë të vlerësuar nëse shitej në rrugë prej rreth 90,000 £.

Policia tha se ata u njoftua nga një përmbarues që po ekzekutonte një urdhër për mospagesë të gazit dhe energjisë elektrike. Kur oficerët mbërritën, Hysaj u largua me vrap nga shtëpia.

Zona u kontrollua dhe ishte një qen policie që e zbuloi shqiptarin në koshin me rrota.

“Ai mund të ketë menduar se koshi është një vend i mirë për t’u fshehur, por në realitet nuk mund të krahasohet me një qen policie të stërvitur mirë” – tha Shaun Healey nga policia e Nottinghamshire. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. “Rrezikon DEPORTIMIN ose DËDBIMIN”!
    O kafshe te gjuhes shqipe!!

    DEPËRTIMIN e meritoni ju!! Dhe e dini se ku!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *