• |
ide | kryesore

Së shpejti, një dokumentar për The Rolling Stones

-Instant, Paparazzi, Slider



The Rolling Stones do të festojë 60-vjetorin e tyre me një dokumentar të ardhshëm me katër pjesë në EPIX.

Dokumentari do të përqendrohet te anëtarët më ikonë të grupit, me portrete të thelluara të këngëtarit Mick Jagger, kitaristëve Keith Richards dhe Ronnie Wood dhe bateristit të ndjerë, Charlie Watts.

“My Life as a Rolling Stone” do të shfaqet premierë më 7 gusht. Është drejtuar nga Oliver Murray dhe Clare Tavernor.

Producentët thanë në një deklaratë se dokumentari synon të “zbulojë krijimtarinë e Rolling Stones, frymëzimet e tyre dhe se si ata individualisht dhe kolektivisht kanë kapërcyer fatkeqësitë, famën dhe problemet  personale për të shkruar kolonën zanore të kohës sonë”.

Rolling Stones nisën turneun e tyre evropian “Sixty” 2022, por ndaluan kur Jagger rezultoi pozitiv për COVID-19, duke anuluar disa koncerte./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *