• |
ide | kryesore

Shkëlzen Velaj u ekzekutua pasi u ndoq në derë të shtëpisë, dalin pamjet e vrasjes (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vit nga vrasja e Shkëlzen Velajt në Vlorë, prokuroria dhe policia janë ende larg identifikimit të autorëve të krimit.

Vrasja e Velajt është kryer në 3 qershor 2021 në katin e pestë të një pallati parafabrikat, teksa i riu në momentet e fundit të jetës i kërkonte ndihmë të ëmës për ti hapur derën e apartamentit, pasi dy persona të armatosur po e ndiqnin për ta vrarë.

Një video e siguruar nga Ora News, tregon se ndjekja e Shkëlzen Velaj, kishte filluar më parë dhe jo në orët e mbrëmjes së 3 qershorit, ku ai mbeti i vrarë.

Ky është momenti (shikoni videon) kur një person i veshur me të zeza, kapele dhe kapuç në kokë, shfaqet në hyrje të pallatit ku banonte viktima.

Personi shikon terrenin rreth e qark pallatit dhe më pas largohet.

Këto pamje i përkasin mëngjesit të ngjarjes, pavarësisht se ora dhe data nuk përkojnë me atë që shafqen në DVR, e sekuestruar nga policia.

Nga verifikimet e kryera nga policia, rezulton se ky person është me precedentë penalë dhe pjesë e një grupi kriminal në Vlorë, që shpesh herë bashkëpunon me një grup tjetër në Selenicë.

Personi që shfaqet në pamjet filmike mësohet se është arrestuar disa ditë më parë nga policia, pasi lëvizte me pistoletë në qytetin e Vlorës.

Por ai nuk ka pranuar se ka lidhje me ngjarjen e ndodhur në 3 qershor 2021 në qytetin, ku mbeti i vrarë Shkëlzen Velaj.

Krimi dyshohet se lidhet me konfliktet pas masakrës së “Çoles” në Vlorë, ku u ekzekutuan Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Ky i fundit është vëllai i Shkëlzenit, i cili mbeti i vdekur 6 vite më pas.

Dyshimet e prokurorisë së Vlorës, janë se vrasjen e Shkëlzen Velaj, e ka financuar një grup kriminal që vepron në Selenicë.

Ndërsa ekzekutur, besohet shumë se ka qenë e njëjta dorë që ka dashur të vrasë Jetnor Xhaferin, ngjarje kjo e ndodhur në muajin maj 2020.

Njësoj si Jetnor Xhaferaj, që u ndoq me armë zjarri nga qitësit nga kati i parë deri në katin e 5, por nuk mundën ta vrasin.

Ashtu dhe në ngjarjen e Shkëlzen Velajt, është thuajse e njëjta dinamikë krimi, ku autorët e kanë ndjekur me vrap nga kati i parë deri në katin e pestë, duke e qëlluar të riun për vdekje./ Ora 

https://www.youtube.com/watch?v=mriDbJjM0lA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *