• |
ide | kryesore

Të udhëtosh në BE nuk do jetë më falas, shqiptarët duhet të paguajnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ETIAS



Bashkimi Europian njoftoi se nga muaji maj i vitit 2023 do të hyjë në fuqi sistemi ETIAS.

Kjo do të thotë se për të hyrë në Europë nuk do të jetë më falas, por do të nevojitet një pagesë prej të paktën 7 euro.

ETIAS nuk është vizë, por më e shpejtë. Aplikimi bëhet online dhe nuk kërkon informacion biometrik, por është procedurë që ka një kosto.

Sipas Brukselit, skema është e ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ESTA.

Qytetarët rezidentë në BE përjashtohen nga skema dhe kanë të drejtën e lëvizjes së lirë ndaj lejohen të qëndrojnë sa kohë të duan në shumë shtete.

Ndërsa të gjithë vendet jo anëtarë të BE-së që nuk kanë nevojë për vizë për tu futur në zonën Shengen, ku përfshihet edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina, etj duhet që tashmë të paguajnë për të shkuar në BE.

Ky vendim prek edhe Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe e cila humbi të drejtën e lirisë së lëvizjes pas Brexit.

Nëse aplikacioni refuzohet, është e drejta për ta apeluar. Autorizimi ETIAS është i vlefshëm për një numër të pakufizuar hyrjesh për tre vjet.

Personat që vijnë nga vendet e botës së tretë nuk mund të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në bllokun europian në tërësi.

Dokumentet per ETIAS

Duhet pasaportë e vlefshme dhe e azhurnuar e lëshuar nga Shqipëria.

Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për të paktën 3 muaj nga data kur udhëtari planifikon të hyjë në zonën Shengen.

Një adresë emaili për të marrë njoftime në lidhje me statusin e ETIAS të aplikantit.

Sapo të plotësohen të gjitha këto kërkesa, udhëtarët mund të vazhdojnë me aplikimin e tyre ETIAS.

Aplikimi ETIAS për qytetarët shqiptarë është i thjeshtë dhe zgjat më pak se 15 minuta. Aplikimi do t’u kërkojë udhëtarëve disa detaje personale, duke përfshirë: Emri i plotë, Data e lindjes, Gjinia, Kombësia, Informacion për pasaportën (Numri, data e lëshimit, data e skadimit), Informacioni i kontaktit (adresa e shtëpisë, numri i telefonit), Adresa e emailit. ©LAPSI.al



9 Comments

    1. 7 euro cdo here qe aplikon o mjeshter, nqse te refuzohet 7 euroshi te mbahet! Ky sistem eshte per te refuzuar hyrje te kota ne BE .. do hyjne vetem ata qe do raportoje Shqiperia si shtrese ne gjendje mesatare apo te mire financiare! Te varfrit pa pune do i mbajne me zor ketu, t’ju rroje Partia qe e votoni!

      1. Një parti që zgjedh në krye të saj liderin e vetëm në historinë e Shqipërisë të shpallur “a non grata” nga SHBA dhe të ndjekur në politikat e izolimit edhe nga BE, nuk ka nevojë të mbajë fjalime kundër perëndimit se ka votuar ndërkohë kundër Perëndimit.

  1. O mjeshtër…si ti si gazetari skeni kuptu gjo…
    TU KTHYN VIZAT PRAP!
    BE normal që e bon veten edhe për 7 euro pooo kryesorja është që tani e drejta për udhëtim pa viza nuk është më e pakufizuar
    Do na gjejnë pretekste pafund për të na refuzu hyrjen me këtë aplikimin…
    Fiks ashtu siç po ja bëjnë Shqipërisë për hapjen e negociatave
    Të na rrojë Evropiqia bashk me udhëheqësit e saj legjendarë në bythqimërinë e tyre!

    1. Lapsi ben lajme per klikime nga peshk idiote. Peshqit idiote nuk dine te kuptojne cfare lexojne dhe shkruajne opinione idiote. Ky sistem eshte nje lloj filtrimi qe u behet vizitoreve perkundrejt terorizmit. Aplikimi nuk do te kerkoje sa te ardhura ka vizitori. Thjesht, emer mbiemer, numer I pashaportes, adresa. Aplikimi behet cdo tre vjet dhe eshte i vlefshem per te gjitha vendet qe sjane anetare te EU dhe qe skane nevoje per vize duke perfshire ShBA, Mbreteria e Bashkuar, Kanada, Australi, Japoni, dhe shume vende te tjera qe historikisht kane hyre ne EU pa viza. Australia ka nje sistem te njqashem per te gjithe visitoret duke perfshire dhe Anglezet.

      1. Me pelqen argumenti “kunder terrorizmit” ahahaha. Ne be Kan hy me kuc e me mac tani 7 euro aplikim do i shpetoje nga “terroristat”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *