• |
ide | kryesore

Video/ “Jeni këtu për të luajtur futboll b**e!”: imazhet ku Bruno Fernandes ofendon shokët bëhen virale

-Instant, Sport, Video



Sezoni i Mançester Junajtid ka qenë shumë më i ulët se pritshmëritë, me klubin jashtë Champions dhe larg objektivave të fiksuar për verën. Klima brenda dhomave të zhveshjes ka qenë mjaft e rëndë, me shumë grindje të brendshme që prishën vitin e Djajve të Kuq. Dhe në këto orë në rrjet është publikuar një video në të cilën Bruno Fernandes kapet me dy shokët e tij të skuadrës në një shkëmbim ofendimesh që u bënë menjëherë virale.

Një video është shfaqur ditët e fundit në rrjetet sociale, e publikuar nga agjencia braziliane e marketingut të futbollit O Clube Football si pjesë e një dokumentari të titulluar “Një ditë në jetën e Telles”. Në atë video, vetë Alex Telles në shoqërinë e Fred qëndronte jashtë qendrës sportive në Carrington me qëllim për të bërë xhirimet, por sapo Bruno Fernandes i pa nga larg ai i bërtiti: “Mjaft u bëtë kaq b**e!”. Por kjo nuk është e gjitha, pasi pak kohë më pas portugezi shtoi: “Ju jeni këtu për të luajtur futboll, jo për të bërë filma!”. Pastaj përfundoi me ekzagjerim, duke iu drejtuar grupit televiziv: “Filmoni k**in tim!”.

Fred dhe Telles, me sa duket të hutuar nga agresiviteti i Bruno Fernandes, i përgjigjen mesfushorit: “Qetësohu, k**i!”. Në këtë pikë, tifozët e United kanë lavdëruar “mentalitetin e kapitenit” të shfaqur nga portugezi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *