• |
ide | kryesore

Video/ Tifozët rrahën lojtarët me shkopinj e hodhën tymuese: Disiplina masakron Saint Etienne

-Instant, Sport, Video



Incidentet e rënda të shkaktuara nga tifozët e Saint Etienne, pas disfatës në play-off për qëndrimin në Ligue 1, i kanë kushtuar shtrenjtë klubit francez, i cili në sezonin e ardhshëm në Divizionin e dytë duhet të shlyejë gjashtë pikë dënimi në renditje, nga të cilat tre pezull dhe të bëjë debutimin në kampionat me dyer të mbyllura. Këtë e ka vendosur komisioni disiplinor i ligës së futbollit, i ngarkuar për zgjidhjen e një çështjeje delicate të një sezoni të stuhishëm në stadiumet franceze. Saint Etienne ka deklaruar se nuk do të apelojë. Incidentet datojnë që në play-off më 30 maj, në të cilën vendasit pritën Auxerre.

Saint-Etienne ka rënë në Ligue 2 pas tetëmbëdhjetë vitesh dhe tifozët e tyre nuk e pritën aspak mirë. Pushtim i fushës dhe bomba tymuese që synonin lojtarët dhe drejtuesit nga ana e tifozëve. Zemërimi i tyre u përshkallëzua në një pushtim të çmendur të fushës pas humbjes me penallti në play-off kundër Auxerre. Gabimi i Ryad Boudebouz rezultoi fatal për rënien e bardhejeshilëve në Ligue 2 e pas kësaj gjithçka ndodhi në fushën e Geoffroy Guichard. Tifozët e Saint-Etienne pushtuan fushën duke hedhur bomba tymuese drejt tunelit ku u strehuan lojtarët të frikësuar.

Tifozët pushtuan fushën duke i hedhur plasëse e fishekzjarre lojtarëve, duke i goditur me grushte dhe shtizat e flamujve. Për këtë arsye lojtarët u detyruan të strehohen në dhomat e zhveshjes për të shmangur më të keqen. Fishekzjarret u drejtuan edhe në tribuna për të goditur drejtuesit e klubit e duke i vënë flakën sediljeve. Në kaosin e përgjithshëm policia duhej të ndërhynte me gaz lotsjellës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *