• |
ide | kryesore

Amerika kthehet gjysëm shekulli pas, anullohet e drejta e abortit

Kryesore, Planet

Gjykata e Lartë amerikane njoftoi të premten në mëngjes anulimin e vendimit të njohur si ‘Roe kundër Wade’, i cili garanonte abortin që prej viti 1973, duke e konsideruar atë si një e drejtë kushtetuese në Shtetet e Bashkuara.


Me një shumicë prej gjashtë (kundër tre) gjyqtarësh, Gjykata mbështeti një ligj të shtetit të Misisipit që e ndalon abordin pas 15 javësh, duke rrëzuar vendimin në fuqi, që lejonte ndërhyrjet nga 24 deri në 28 javë të shtatzënisë.


Gjyqtarët konsideruan se vendimi ‘Roe kundër Wade’, bazohej në një interpretim të njëanshëm ligjor, pasi Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara nuk e përmend në mënyrë specifike të drejtën për abort.
“Vendimi i vitit 1973 ishte gabim”, ka shkruar gjyqtari Samuel Alito, i cili ka firmosur opinionin e shumicës
të Gjykatës. “Logjika e tij ishte veçanërisht e dobët dhe vendimi kishte pasoja katastrofike”.
Ky vendim, më i rëndësishmi i marrë nga Gjykata e Lartë që prej dekadash, është një nga rastet e rralla ku gjykata supreme vendos të prishë një nga vendimet e saj të mëparshme, duke suprimuar një të drejtë kushtetuese që ishte fituar më parë. Precedenti i fundit ka qenë ai i anulimt të segregacionit.

Ky vendim i Gjykatës së Lartë nuk është automatikisht një ndalim i pastër i abordit, por ai u jep secilit prej shteteve të veçanta përgjegjësinë për të hartuar ligjin siç e shohin ata të arsyeshme.

Gjysma e pesëdhjetë shteteve amerikane synojnë të ruajnë ligjshmërinë e abortit, dhe kanë ligje të miratuara që e garantojnë atë. Gjysma tjetër, ka miratuar ose po përgatitet të votojë kufizimet për kohëzgjatjen ligjore të abortit, dhe për të rregulluar procedura më rigoroze.

Ky debat zgjat për dekada duke qenë një nga më përçarësit në politikën amerikane dhe një nga betejat më të egra mes aktivistëve nga të dy kampet.

Vendimi i Gjykatës së Lartë të vitit 1973 e sanksionoi të drejtën për abort si një të drejtë kushtetuese në emër të privatësisë të gjithsecilit dhe te drejtës së grave per të vendosur për trupin e tyre.

Ky vendim vjen si pasojë e forcimit të një rryme konservatore, në vitet 1980, e cila krijoi bindjen se Gjykata kishte shpikur të drejta që nuk i parashihte Kushtetuta, duke i bërë një interpretim uzurpues frymës së saj.

Prej kësaj kohe daton dhe përpjekja për të zëvendësuar gjykatësit liberalë me ata konservatorë që bëjnë një lexim, fjalë për fjalë, dhe më pak interpretativ të amendamenteve kushtetuese.
Loja e emërimeve të njëpasnjëshme presidenciale ndonjëherë është ndihmuar edhe nga rastësia, si vdekja e
gjyqtares liberale Ruth Bader Ginsburg, gjatë javëve të fundit të mandatit të Donald Trump. Po ashtu qenë manovrat e republikanëve në Senat, të cilat e penguan Obamën emërojë kandidatin e tij, gjatë vitit të fundit të mandatit, ndërsa e lejuan Trumpin të vendosë 3 gjyqtarë tejet konservatorë duke bërë që Gjykata e Lartë të dominohet nga gjashtë gjyqtarë konservatorë kundër tre progresive.

©Lapsi.al, burimi gazeta franceze e së djathtës, Le Figaro, përktheu T. Çela

17 Comments

  1. Megjithatë përfaqësimi i Shqipërisë në Bruksel nuk ishte i një vendi lypës, nuk ishte i një vendi inferior, nuk ishte i një vendi servil, nuk ishte i një vendi që përfaqësohet nga hajdutë, të korruptuar, kriminelë, injorantë me të cilët mund të bësh barsoleta.Kur flet gjykata te tjeret mos te hane mut

  2. Ore gomere te sorosit nuk anullohet e drejta po i kalon shteteve qe te bejne si te duan. Shkoni shkerdhehuni si bythqire qe jeni se nuk ju gjen gje. Na cate trapin me mashtrime leshi.

  3. shqiptaret shiten shtepite dhe i futen ne firmat piramidale te ngritura nga Berisha asokohe President duke humbur 1.2 miliarde dollare, Sudja doli dhe deklaroi se “parate kane mbaruar, i mori te gjithe kompetenti”.

  4. E keni pak te veshtire ju kamunistat te pranoni eksistencen e konservatoreve republikan. Gjykatat dhe gjyqtarer ne U.S.A. jane puritane te paster .Po juve deri te Engelsi keni arritur.

    1. shqiptaret shiten shtepite dhe i futen ne firmat piramidale te ngritura nga Berisha asokohe President duke humbur 1.2 miliarde dollare, Sudja doli dhe deklaroi se “parate kane mbaruar, i mori te gjithe kompetenti”.Pyete mamin kush ja mori leket e shtepise kur e shiti per salihun

  5. Per mua vendimarja i takon femrave.Opinion mund te japin doktorat gjinokolog,sepse ata ne rradhe te pare jane pjes e dhimbjes qe heqin femrat gjate shtatezanise dhe sidomos lindjes,por dhe marin direkt opinionin e femrave pse duan te abortojne,por kane edhe njohuri shkencore.Thone qe kur doktori nderhyn ne miter te heqi embrionin, embrioni mbrekulli e zotit qe e ka krijuar me aq imtesi zhvillimin njerzor leviz ne miter sikur do ti shpetoi marjes se jetes se tije nga nderhyrja e doktorit per te hequr embrionin.Aborti duhet te jete nje diskutim fetar dhe filozofik,por per mua eshte e gabuar vendimarja politike.

    1. Vendimi i takon mashkullit sepse femra nga sistemi i mashkullit ekziston. Ngule ne mendje kete qe femrat jane bere per te na sherbyer ne Meshkujve. Ik qihu tani bythqir pusetash

  6. Kue lexon titullin bombastik të këtij shkrimi, “Amerika kthehet gjysëm shekulli pas me anullimin e ligjit të abortit”, të krijohet ndjesia se Amerikës i paska ndodhur një tragjedi e madhe.
    Kur lexon më poshtë se ky ligj qenka “antikushtetues” sepse shkelka të drejtën e grave që të bëjnë çfarë të duan me trupin e tyre, fillon e habitesh.
    Në SHBA për mendimin tim, problemi më i madh “kushtetues” është lejimi i pajisjes me armë për të gjithë, me arsyetimin e vetëmbrojtjes.
    Si pasoje e zotërimit pa kontroll të këtyre armëve , dëgjojmë shpesh lajme tragjike ku deri adoloshente përdorin armë për të vrarë njerëz të pafajshëm si një “hobi sportiv” apo qoftë edhe aksidentalisht nga fëmijtë.
    Ndërkaq qenka shkelje e kushtetutës kur gratë nuk lejohet të bëjnë çdo gjë me trupin e tyre, edhe të vrasin foshnjet që mbajnë në bark.
    Është “në të drejtën” e cilësdo gruaje që të bëjë çdo gjë me trupin e saj, të bëjë tatuazhe e operacione plastike për tu dukur e bukur, apo deri ta shesë trupin e saj për të mbijetuar, por si e paska të drejtën e saj ajo që të vrasë një foshnje të gjallë ?
    Po të drejtat e këtyre qenieve të gjalla kush i mbron ?
    A nuk bie kjo “e drejtë” e grave sadopak si kanibalizëm ?
    Është krejtë tjetër gjë kur mund të miratohet një ligj i studiuar e i përcaktuar kjartë që shtatzanësia mund të rrezikojë jetën e një gruaje e për abortin në javët e para të vendosin vetëm ekspertët e mjekësisë e krejtë tjetër që kjo ti lihet në dorë “të drejtës” së cilësdo gruaje për të bërë një krim si pasojë e qejfeve seksuale., si një e drejtë “humane” për të bërë çdo gjë me trupin e saj.
    Si pasojë e problemeve hormonale, është shtuar në shoqërinë njerëzore numuri i homoseksualëve që padyshim ndikon shumë në ripërtëritjen e popullsive.
    Padyshim që kjo kategori nuk mund të akuzohet për krim por përkundrazi duhet të mbrohet nga keqtrajtimet.
    Por ama më duket se është hipolrizi e madhe qe këtë fenomen ta quash “vlerë” të shoqërisë njerëzore.
    Veçanërisht në vendet e zhvilluara po ndihen efektet e mplakjes e pakësimit të popullsisë.
    Për sëmundjet e ndryshme e deri pandemive që marin miliona jetë njerëzish, mobilizohen të gjithë shtetet, kush më shumë e kush më pak, e ka një armatë të madhe të njerëzve të shkencave mjeksore që po bëjnë gjithshka për të mbrojtur jetët e njerëzve.
    Edhe vetëvrasjet trajtohen si krim, qoftë për ata që ndikojnë për këtë akt, qoftë edhe për vetë viktimat.
    Atëhere si mund të quhet “vlerë humane” e drejta për të vrarë foshnjet në bark, apo qoftë edhe e drejta e martesave të homoseksualëve që paskan të drejtë të “adoptojnë” fëmijtë e të tjerëve, duke shkelur të drejtën e këtyre fëmijve për të pasur prindër natyralë ?
    A nuk i kanë mjaftuar njerëzimit luftërat e përgjakshme me miliona viktima vetëm për për hir të ndonjë lideri politik diktator kriminal që i duheshkan shtuar viktimat edhe me kësij ligjesh “liberale” që shkelin të drejtat e një pale, për hir të një pale tjetër ?

  7. Amerika eshte shtet federal. Vendimi eshte Supreme Court i ja kalon shteteve kompetencen. Pse lllapsoistave i djeg bitha ….???

  8. Cfare propagande e peshtire. E para, Le Figaro nuk eshte gazete e djathte. E dyta Nuk eshte hequr ligji i abortit, por u percaktua si jo e drejte kushtetuese qe besh abort, por aborti nuk u ndalua, por ju la shteteve perkatese.
    Halli i te majteve ne Amerike dhe bote nuk eshte ne fakt ky ligj. Pritet qe se shpejti Gjykata te percaktoje ceshtje te tjera nese jane kushtetuese, te tilla si “martesa burra me burra dhe gra me gra”.
    Pritet hedhja poshte si ligjore te martesave te tilla. Keto ligje nuk jane diskutuar asnjehere ne Gjykaten Supreme te Amerikes prandaj po shqyrtohen sepse jane vendosur ne “gjykata lagjesh”.

    Kjo po, do jete nje goditje e forte kunder axhendes se homoseksualeve dhe devianteve e perverseve te tjere seksuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.