• |
ide | kryesore

Berlusconi habit tifozët e Milan: “Arritja me Monzën, më mirë se sukseset me kuqezinjtë”

-Instant, Sport



“Ishte diçka unike”. Kështu e përshkroi Silvio Berlusconi, duke folur në një tubim politik të Forza Italias, promovimin e Monzas së tij në Serie A. “Unë jam ende presidenti më i suksesshëm i futbollit në botë falë Milanit tim. Por këtë herë, së bashku me Adriano Gallianin, i cili më bindi të provoja këtë sfidë të re tre vjet më parë nga Serie C, bëmë diçka të jashtëzakonshme: i dhuruam për herë të parë një vendi prestigjioz si Monza, skenën që meriton, atë të Serie A”.

Një emocion edhe më i madh se sukseset e së shkuarës dhe e thënë kjo nga presidenti që kanë më për zemër, tifozët e Milanit do të ndjejnë ‘goditjen’: “E dini, me Milanin fitova gjithçka, por emocioni që ndjeva në ditët e fitores në play-off, me përqafimin e të gjithë qytetit, ishte më i madh se çdo sukses i arritur me kuqezinjtë, me të cilët jam gjithmonë shumë i lidhur”. Synimi i radhës, siç konfirmoi edhe vetë Berlusconi, është që, me kalimin e kohës, të arrijë të konkurojë me klubet e mëdha të kampionatit italian.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *