• |
ide | kryesore

Bombardimet ruse godasin qendrën e kërkimit bërthamor në Kharkiv

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit
himars



Një bombë ruse goditi sot një qendër kërkimore bërthamore në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, tha Inspektorati Shtetëror i Rregullatorit Bërthamor.

Pavarësisht dëmtimit të ndërtesës nivelet e radioaktivitetit mbeten normale në zonë, tha autoriteti në një deklaratë.

“Mundësia e një katastrofe tjetër, që mund të ndikojë drejtpërdrejt në sigurinë bërthamore dhe radiologjike mbetet e lartë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ruse,” paralajmëruan autoritetet ukrainase.

Reuters vëren se konfirmimi i incidenteve nga një burim i pavarur nuk ka qenë i mundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *