• |
ide | kryesore

Brad Pitt drejt përfundimit të karrierës si aktor

-Instant, Paparazzi, Slider



Brad Pitt mund të jetë në fund të karrierës së tij të aktrimit. Aktori është vetëm 58 vjeç, por ai thotë se tashmë po përgatitet për të përzgjedhur disa nga projektet e tij përfundimtare.

“Unë e konsideroj veten në fazën time të fundit, këtë semestër apo tremujor të fundit”, tha Brad së fundmi në një intervistë për GQ.

Shumë aktorë të suksesshëm tentojnë të punojnë për aq kohë sa të jetë e mundur, por duket se ky nuk qenka rasti i Brad Pitt.

Edhe pse pranon se është shumë përzgjedhës në lidhje me rolet e tij, ai thotë se është i hapur për të luajtur në projekte vetëm kur është koha e duhur dhe veçanërisht kur ka një lidhje personale.

Dhe një lidhje të tillë ai duket se e ka edhe me rolin e fundit në filmin e ardhshëm Bullet Train, ku ai luan një vrasës që sapo e ka marrë veten nga një periudhë e vështirë kur kthehet në punën e tij. Duke marrë parasysh se Brad foli gjithashtu për rrugëtimin e tij të fundit të vështirë, përfshirë lënien e duhanit dhe alkoolit, pa dyshim tingëllon sikur ka diçka personale në atë rol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *