• |
ide | kryesore

Chelsea ofron Werner për De Ligt: Juventus po e mendon, por diferenca në para nuk mjafton

-Instant, Sport



Juventus dhe Chelsea po diskutojnë transferimin e Mathijs de Ligt, pasi Blues dolën seriozisht në interesimin për mbrojtësin hollandez. Bardhezinjtë, në sugjerimin e Allegrit, e shohin mbrojtësin si liderin e të ardhmes në skuadër, por nga ana tjetër, lojtari ka treguar se nuk do ti vinte keq nëse do të ndryshonte ambjent. Klauzola për ta marrë sa kohë është nën kontratë është 120 milionë euro dhe Chelsea po punon me shkëmbimet teknike. Timo Werner është karta që luajnë londinezët: lojtari ka dhënë tashmë aprovimin për transferimin dhe bardhezinjtë e pëlqejnë gjermanin, i cili do të zinte vendin e Moratas. Porblemi është diferenca në para në favor të Juventusit, që konsiderohet ende shumë e ulët në Torino.

“Unë kam marrë gjithmonë vendime bazuar në projektin sportiv dhe dy vendet e katërta radhazi nuk mjaftojnë. Duhet të bëjmë një hap përpara, janë rezultate zhgënjyese”, ishin fjalët e De Ligt që shfaqën pakënaqësinë në Torino. Për më tepër, takimi i zhvilluar të enjten në Milano mes drejtuesve të Juventusit dhe menaxheres Rafaela Pimentas, përfundoi pa sukses. Asnjë marrëveshje për rinovimin e kontratës, që skadon në 2024, për klauzolën e lirimit prej 120 milionë eurosh, të cilën stafi i lojtarit synonte ta ulte në 70-80 milionë për të pasur më shumë mundësi në merkato, me pagesën e 8 milionë plus bonuseve që e cojnë në 12 në vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *