• |
ide | kryesore

FOTO/ Lukaku kthehet te Inter dhe po pret kontratën… në Itali: Big Rom me pushime në Costa Smeralda

-Instant, Sport

Interi po e pret (përsëri) dhe ai, i cili praktikisht e ndërtoi i vetëm një tratativë me pak precedentë në historinë e futbollit, për të veshur edhe një herë fanellën zikaltër, ka vendosur të përshpejtojë situatën, duke zbarkuar tashmë në Itali. Tani për tani vetëm me pushime, por në ditët në vijim… me firmën mbi kontratë.


Romelu Lukaku është në Sardenjë, me shpresën për të shkuar direkt në Milano, pa kaluar nga Londra, për ta nisur nga fillimi sezonin me Interin. Ndërkohë, Big Rom po shijon bukurinë e jashtëzakonshme të Costa Smeralda në Sardenjë, me shpresën për një fillim ‘të ri’ të ngjyrosur zikaltër.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.