• |
ide | kryesore

Haaland, aventura te City nis nga shtëpia e… Pogba: norvegjezi do të blejë super vilën e francezit

-Instant, Sport



Erling Haaland është gati për t’u transferuar në Manchester, në spondin City dhe për të blerë një super shtëpi të re. Por ka një detaj shumë kurioz të zbuluar nga The Sun: norvegjezi mund të blejë vilën që dikur i përkiste Paul Pogba, i cili do të transferohet në Itali.

Nga ajo që bën të ditur media britanike, super shtëpia kushton 3.5 milionë euro (qiraja do të ishte gati 35 mijë euro në muaj), ka pesë dhoma gjumi, një pishinë të ngrohtë, një palestër, një sauna dhe një fushë futbolli të mbyllur ku mund të stërvitet e pagëzuar me emrin P. P. Arena nga Pogba. Tani i gjithë ky luks mund të bëhet i Haaland.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund, në fakt e ka vizituar shtëpinë me qëllimin për ta blerë dhe është magjepsur prej saj. Së shpejti sulmuesi i ri mund të “zëvendësojë” Oktapodin, të paktën për sa i përket pushtimit të vilës spektakolare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *