• |
ide | kryesore

Lëvizja në kufi pa pengesa, nis zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Kosovë në fundjavë

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga kjo e shtunë ka nisur lëvizja dhe regjistrime në kufirin me Kosovën.  Lehtësimet vijnë pas marrëveshjes në mbledhjen e dy qeverive, ku u vendos që deri më datë 30 shtator, çdo fundjavë dhe festë zyrtare, qytetarët të mos regjistrohen nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo gjë ka shtuar dhe fluksin e lëvizjes në piken kufitare të Morinës ku të shumtë janë shqiptarët e Kosovës që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Në sportelet e doganës, Policia kufitare e Morinit nuk ka kërkuar dokumentet dhe nuk i ka regjistruar qytetarët e Kosovës. Kjo pohohet edhe nga vetë qytetarët e Kosovës, të cilët thonë se kjo duhet të jetë gjatë gjithë vitit.



2 Comments

  1. Per te qene i sinqert gjate veres pothuajse kurre nuk kemi jemi ndaluar ne kete kufi te pakuptimte. Kuptohet qe i referohem pikut te sezonit. Ndersa gjate muajve tjere dhe kur nuk ka rradhe me kilometra kemi pas gjithmon kontrolle.

  2. Uroj dhe shpresoj qe midis nje kombi me dy shtete te kete te gjitha lehtesirat e mundeshme per rrugetim e per shume gjera te tjera. Barjerat burakratike duhet te jene ne minimunin e mundshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *