• |
ide | kryesore

Masakër në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

-Instant, Lajme, Planet

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para të mëngjesit të sotëm në një “gay-bar” në Oslo të Norvegjisë. Policia ka bërë me dije se një person i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë. Dëshmitarët thanë se autori i ngjarjes i kishte të qarta synimet e tij dhe tregojnë se shumë persona u plagosën rëndë.


“Ai dukej shumë i vendosur se ku do të qëllonte. Kur kuptova se ishte serioze, vrapova. Ishte një burrë i gjakosur i shtrirë në tokë”, tha një grua që pa incidentin.


Sipas dëshmitarëve të pranishëm në momentin e të shtënave, autori ka mbërritur me një çantë, nga e cila ka nxjerrë një armë dhe ka filluar të qëllojë, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e këtij sulmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.