• |
ide | kryesore

Në mes të ditës në Tiranë, grabitet një farmaci në zonën e ‘Xhamllikut’,

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një farmaci ka rënë pre e grabitësve në zonën e Xhamllikut në Tiranë, paraditen e sotme. Autorët nën kërcënimin e një pistolete me saçme metalike kanë arritur të marrin një shumë parash nga farmacia. Ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia ka mbërritur dhe po bën kqyrjen e kamarave të sigurise dhe po merren në pyetje dëshmitarët për të mbledhur prova që do të ccojnë në identifikimin e autorëve.

E rrallë në këtë ngjarje është dokumentimi i një prej ngjarjeve ku përdoren kjo lloj arme, pistoletë me saçme metalike. Nuk dihet ende shuma e parave që është marrë nga farmacia, ndërkohë që në zonë ndodhen disa biznese të tjera, përfshirë pika të këmbimit valutor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *