• |
ide | kryesore

Nga Rapinoe te LeBron James, yjet e sportit amerikan kundër vendimit për abortin: “Nuk është pro-jetës”

-Instant, Sport



Ka zemërim mes yjeve të sportit amerikan për vendimin e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar Roe vs. Wade 1973 mbi abortin, duke e hequr këtë të drejtë nga mbrojtja kushtetuese. “Është e vështirë të përshkruhet me fjalë sa e trishtueshme është – tha ikona e kombëtares së futbollit për femra Megan Rapinoe – nuk mund ta përcaktoj sa e trishtueshme dhe mizore është. Çështja është mizoria, sepse kjo nuk është pro jetës”. Edhe legjenda e tenisit Billie Jean King është e tronditur nga vendimi, duke thënë se gjykimi “nuk do t’i japë fund abortit, por vetëm aksesit të sigurt dhe ligjor për këtë procedurë mjekësore. Është një ditë e trishtuar në SHBA”, tha ajo. Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, postoi në Twitter se vendimi ka të bëjë me ‘pushtetin dhe kontrollin’ dhe ri-tweetoi disa postime në lidhje me efektin e vendimit te femrat me ngjyrë.

Në një deklaratë të përbashkët, komisioneri i NBA, Adam Silver dhe komisionerja e WNBA, Cathy Engelbert pranuan se ligat “besojnë se duhet të jenë gratë ato që marrin vendimet për shëndetin dhe të ardhmen e tyre, dhe ne besojmë se liria duhet të mbrohet”.

Kritikat për vendimin e gjykatës kanë ardhur të shumta edhe nga trajnerët, lojtarët, ekipet dhe federatat e femrave. Tenistja Coco Gauff nuk mund ta besojë. “Jam tepër e zhgënjyer me vendimin e marrë sot. Pjesa e trishtueshme është se kjo nuk do të ndalojë abortet, por vetëm do të rrisë abortet ilegale dhe të pasigurta. Sot është një ditë shumë e trishtuar për vendin tonë dhe nuk mund ta besoj ende që historia po përsëritet”, ka shkruar në Twitter finalistja e Roland Garros.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *