• |
ide | kryesore

Paquetà preu gishtin duke luajtur me një… balonë: braziliani pati nevojë për operacion

-Instant, Sport



Dëmtimet fizike janë pjesë e karrierës së një futbollisti profesionist, por ndonjëherë disa sportistë bëhen protagonistë të çështjeve vërtet absurde që i pengojnë të bëjnë punën e tyre. Rasti më i fundit është ai i Lucas Paqueta, braziliani i Lion titullar i Selecaos.

Fantazisti njoftoi përmes rrjeteve sociale, Instagram dhe Tëitter, se pësoi një incident të pabesueshëm duke prerë një gisht të dorës … duke luajtur me një balonë. E pabesueshme por e vërtetë, Paqueta u dëmtua dhe iu nënshtrua edhe një operacioni: “Të kujtosh lojërat si fëmijë ka pasojat e veta. Sot po ngrija në fluturim një balonë dhe preva gishtin. Gjithcka në rregull, por për të shmangur probleme me lëvizjen në të ardhmen, unë bëra një operacion të vogël. Por jam mirë.”

Në historitë në Instagram ai më pas tregoi se ishte në spital për t’u trajtuar. Gjithësesi një incident që për fat nuk do ta pengojë në formën e tij sportive, për më tepër që në nëntor është Botërori dhe Pacqueta dëshiron të jetë në Katar me Brazilin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *