• |
ide | kryesore

Rama përsërit deklaratat në Austri: Ndihem i keqardhur për Bashkimin Europian

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministrit Edi Rama nuk i ka dalë e “keqja” në lidhje me samitin e BE-së, pasi përsëriti të njëjtat ankesa edhe ditën e sotme në një vizitë në Austri. I pranishëm në Forumin Europian për mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë, Rama nuk i kurseu kritikat ndaj BE-së  duke thënë se Unioni është i pafuqishëm përballë pengmarrjes së Bullgarisë për dy vende të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Rama u shpreh se Ballkani ka nevojë për BE-në, aq sa ka nevojë BE-ja për të sidomos  në një situatë kaq të nxehtë në Europë, në mes të një lufte.

“Ky më duket vendi i përsosur për të diskutuar Europën dhe Ballkanin Perëndimore. Në këtë lloj kryqëzimi, disa prej shkallëve shkojnë lart, disa poshtë dhe ne jemi në mes. Ne mund ta ngremë njëri tjetrin dhe po kështu mund ta ulim poshtë. Disa njerëz  e kuptojnë vërtetë mirë, të tjerë kanë nevojë për më shumë shtysë që ta kuptojnë. BE ka nevojë për Ballkanin, po aq sa ka nevojë Ballkani. Nuk është ide  e mirë të ftosh dikë dhe nga Ballkani dhe ta lësh të ulet se mund të kërkojë vërtetë shumë kohë që të dëgjosh fjalën e tij. Urime të gjithë atyre që patën idenë që të qëndroj në këmbë në mënyrë që trupi im të ndal vrullin tim. Nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit. Nuk falënderoj dot sa duhet kancelarin për mikpritjen e shkëlqyer, njësoj siç ulet krah meje në Këshill, pasi Shqipëria dhe Austria nisin me A, është më tepër se rastësi se kam krah meje udhëheqësin e një vendi që ka qenë mbështetës i Ballkanit dhe Shqipërisë. Pas këtyre fjalëve të bukur duhet të bëhem i hidhur se duhet të flas për BE. Më duhet ët them, se ndihem i keq ardhur për BE, ndihem vërtetë i keq ardhur”, tha Rama.

 



28 Comments

  1. Eshte e padrejte qe te pengohemi nga nje shtet dhe gjithe puna qe ka bere zoti Rama mos te vleresohet,shpresoj qe te gjehet nje zgjidhje sa me shpejt.

    1. E vertet! Por le te shpresojme qe z. Rama te vazhdoje perpara me te njejten vendosmeri qe shqiperia te jete anetare ne BE

  2. Uroj qe BE te kete nje zgjedhje per antarsimin e shtetit tone pasi e meritojm sepse i kemi arritur te gjitha kriteret dhe qellimet qe ne na kane vendosur.

    1. Keshtu ndodh kur lejoehn qe ndikimet e shteteve te tjera te nderhyjne ne vendimet e BE. Shum veprim jo i denje

  3. BE duhet te gjeje nje zgjidhje efikase per shtetet te cilet e meritojne te jene pjese e saj dhe nuk duhet te lejoje pakenaqesi te pavenda qe te penalizoje vendet e tjera

  4. Si te mos ndihesh i keqardhur per BE kur ne fud ata do te humbin shume nga cfare kemi mundesi dhe kapacitet ne tu japim.Jemi nje vend me pozite gjeografike shume te favorshme dhe kemi shume kapacitet per tu zhvilluar akoma me shume dhe ne kete gje do ta arrijme qofte te anetaresuar ose jo.

    1. Megjithatë përfaqësimi i Shqipërisë në Bruksel nuk ishte i një vendi lypës, nuk ishte i një vendi inferior, nuk ishte i një vendi servil, nuk ishte i një vendi që përfaqësohet nga hajdutë, të korruptuar, kriminelë, injorantë me të cilët mund të bësh barsoleta.

  5. Turp per BE qe nuk mer vendimet sic duhet dhe meriton plotesisht cdo reagim dhe agravim te rames sepse kane shkelur mbi te drejtat tona dhe nuk na kane dhene vleresimin qe duhet ta kishim mare me kohe duke na anetaresuar.

  6. Ndihem i keqardhur apo shqip: me vjen keq. Keshillimore apo Keshillues. Bej me dije apo Bej te ditur, Operacionale apo Operative/Vepruese. Shume prej tyre shpikje te nje injoranti funksional.

  7. Me vjen shume keq qe dicka e tille ka ndodhur per shtetin tone kur kane bere te pamunduren qe te plotesojne kerkesat e dhena nga to

  8. Fjalet e renda per be ato i meritojne sepse kane bere nje padrejtesi me ne kur nuk kane mbajtur premtimet e dhena

    1. Jemi penalizuar nga nje shtet i vetem dhe eshte e papranueshme qe kjo gje po ndodh pikerisht ne kete moment kq delikat

  9. Ehh çna gjet me k’te… po na prish BE-ne, iku Britania … por Ky s’eshte ashtu i lehte siç e kane menduar. Ose pranojeni ose ua prishi BE-ne… pffffffffffffffffffffffffffffff 🤗

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *