• |
ide | kryesore

Sa do ti duhet Amber Heard për të apeluar vendimin e gjykatës

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjykatësja Penney Azcarate vendosi të premten se Amber Heard duhet t’i paguajë Johnny Depp-it 10.35 milionë dollarë dëmshpërblim pasi juria në Virxhinia zbuloi se ajo e portretizoi atë në mënyrë të padrejtë si një abuzues, sipas “New York Post”.
Gjykatësja e “Fairfax” ra dakord me juristët që Heard duhet t’i paguajë Depp-it 10.35 milionë dollarë, të reduktuara nga 15 milionë dollarë për shkak të kufirit të përcaktuar nga ligji shtetëror.
Gjykatësja Azacarate deklaroi gjithashtu se Heard duhet të paguajë të gjithë shumën, 10.35 milionë dollarët e gjykimit plus 480,000 dollarë (6% interes) nëse ajo do të paraqiste një apel.
Çështja do të zhvendoset në Gjykatën e Apelit të Virxhinias pas 21 ditësh dhe të dyja palët do të kenë 30 ditë për të paraqitur një njoftim apeli.

Amber Heard planifikon të apelojë vendimin. Avokatët e Heard kanë pohuar më parë se ajo nuk është në gjendje t’i paguajë Depp-it 10.35 milionë dollarë dëmshpërblim, sepse tarifat ligjore e kanë lënë atë trokë.
Pavarësisht pretendimit, një zëdhënës i Heard zbuloi se aktorja 36-vjeçare e “Aquaman” ka në plan të paraqesë ankesën e saj.
“Nuk kërkoni falje nëse jeni të pafajshëm. Dhe, nuk refuzoni të apeloni nëse e dini se keni të drejtë,” tha një zëdhënës i Heard në një deklaratë.
Depp thuhet se është i hapur për të mos e detyruar Heard-in ta paguajë dhe ai nuk do të apelojë 2 milionë dollarët që i detyrohet asaj për pretendimet e ish-avokatit të tij se ka shpifur për aktoren.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *