• |
ide | kryesore

Ushqim i keq, fatura të larta: restoranti i Ryan Giggs “mbytet” nga recensionet negative në Tripadvisor

-Instant, Sport



Problemet nuk kanë fund për Ryan Giggs. Ish-lojtari i Manchester United sigurisht ka pasur momente më të mira. Pas akuzave për dhunë në familje, me rrahjen e të fejuarës, gjë që e detyroi të largohej nga drejtimi i kombëtares së Uellsit, as biznesi nuk po lulëzon për uellsianin. Restoranti që Giggs ka hapur në Ëorsley, një qytet në qarkun e Greater Manchester, ka qenë subjekt i shumë vlerësimeve negative në Tripadvisor.

Ish-lojtari i “Djajve të Kuq” kishte vendosur të hapte dyert e “George’s Dining Room and Bar”, së bashku me miqtë e fëmijërisë Kelvin Gregory dhe Bernie Taylor, por gjërat nuk po shkojnë aq mirë. Konsumatorët ankohen për ushqim të dobët, shërbim jo në nivel, çorganizim dhe fatura shumë të larta.

Një lajm shumë i keq për Giggs, që vetëm pak ditë më parë zyrtarizoi largimin përfundimtar nga kombëtarja e Uellsit. E gjitha ndodhi pas një agresioni në familje ndaj të fejuarës së tij. Ish-mesfushori i Manchester United u shoqërua në komisariatin e policisë ku u pyet për disa orë, përpara se të lihej i lirë me kusht në Pendleton. Ngjarja u bë e ditur në polici nga fqinjët, që lajmëruan forcat e rendit për shkak të zhurmave që vinin nga banesa: “Një grua rreth të 30 ka pësuar dëmtime të lehta, por nuk ka patur nevojë për mjekim. Një 46 vjecar është arrestuar me akuzën e agresionit”, deklaroi një zëdhënës i policisë në Manchester, në lidhje me sherrin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *