• |
ide | kryesore

Zelensky: Integrimi në BE, si të ngjisësh Everestin

-Instant, Lajme, Planet



Ukraina akuzon Rusinë se po përdor territorin e një vendi tjetër për të sulmuar. Ushtria e Kievit njoftoi se disa raketa janë lëshuar nga Bjellorusia në drejtim të rajonit kufitar Chernihiv. Kjo është hera e parë, që prej 24 shkurtit kur nisi lufta, që ushtria e Moskës përfshin Minskun në këtë konflikt. Më herët pati raportime se Rusia planifikon të hedhë në erë disa ndërtesa banimi në Mozyr të Bjellorusisë, me qëllimin e vetëm që ta tërheqë në luftë shtetin e drejtuar nga Aleksandër Lukashenko. Kievi akuzoi trupat e Moskës se gjatë natës kanë lëshuar 48 raketa duke shënjestruar posaçërisht civilët, për të krijuar panik dhe frikë.

“Rusia na ka rrëmbyer paqen”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili shtoi se nuk do lejoj që i gjithë vendi të shkatërrohet. “Duam ta ndalojmë përpara se të rrënojë jetë e njerëzve në vende të tjera të Europës, Afrikës, Azisë apo Amerikës latine”, shtoi ai.

Zelensky foli sërish për statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, ku konfirmoi se rruga është shumë e gjatë. “Kemi ecur 7 mijë metra dhe nuk do të ndalemi, do të ngjisim Everistin tonë”, përfundoi presidenti ukrainas. Sakaq prokuroria bëri përditësimin e fundit të krimeve të dyshuara të luftës. Sipas autoriteteve, rastet janë rreth 20 mijë.



1 Comment

  1. Derra ruse
    Derra chechene
    Chechen i mire ai qe vret ruset.
    Bastarde pjelle e poshter bolshevikesh.
    Skane nga dalin soji i mire.!!!
    Perderisa i kane pjelle skllavet e nenshtruara te kooperativiste
    (kolkoznike) vetem krime e mjerim do i sjellin njerezimit ……
    putin bushtra me vuqiqe ramut e llukashenka e qi qi pingua kim yong kuchka e tjera rriqra te kuqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *