• |
ide | kryesore

Investigimi/ Fluturojnë kostot e rrugës Kardhiq-Delvinë. Si u fry fatura nga 50 milionë në 108 milionë euro

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kostot e rrugës Kardhiq-Delvinë kanë kapur shifra te frikshme. 33 kilometrat e këtij aksi interurban të kategorisë C2, kanë kushtuar gati 13 miliardë lekë afro 108 milion euro, ndërkohë që në fillim i gjithë projekti ishte parashikuar me një kosto totale mes 50-60 milionë euro. Ndërtimi ka filluar që në vitin 2008 nga qeveria Berisha e cila tenderoi lotin e parë me 679 milion leke, sipas ARRSH, ose rreth 5,6 milion euro, për një gjatësi 7.1 kilometra.

kardhiq-delvine-768×436

Me ndërrimin e qeverive projekti u zvarrit për disa vite, ndërkohë që përmes një skeme të copëtimit të punimeve në shumë lote, paratë u shpërndanë në disa tendera. Dyshimet janë të mëdha për mënyrën se si janë prokuruar paratë nga ARRSH pasi në shumë raste për lote të caktuar janë zhvilluar shtesa punimesh në vlera të konsiderueshme, të cilat janë fituar nga të njëjtat kompani që kishin fituar tenderin fillestar.

ARRSH bëri të ditur për “News24” se lotet 2 dhe 3 kanë kushtuar në total më shumë se 1 miliard lekë ose 8,7 milion euro. Ndërkohë skema me dy tendera për të njëjtin lot ka nisur me lotin numër katër, që është fituar në shtator të 2018 me 99% të fondit limit nga Cobial shpk dhe Gjoka konstruksion për rreth 2,4 miliardë lekë ose 20 milionë euro për 6,1 kilometra. Por 20 milionë euro nuk mjaftuan dhe ARRSH prokuron 3,8 milionë euro të tjera në prill të 2021.

Negociatat e punimeve shtesë bëhen me bashkimin e operatorëve “Cobial shpk” dhe “Gjoka Konstruksion”, që pati fituar tenderin e parë. Dokumenti i shpalljes së fituesit mban firmën e Ergys Verdhos. E njëjta procedurë edhe për lotin 5, ku në shtator të 2018 fituese ka dalë kompania “ALB-STAR” me një ofertë prej 1.78 miliardë lekësh ose 14 milionë euro, për 3,3 kilometra rrugë. Oferta ishte sa 98% e fondit limit, ndërkohë më pas në prill të 2021 e njëjta kompani ka negociuar me Autoritetin Rrugor Shqiptar një kontratë për shtesë punimesh 332 milionë lekësh, afro 2,6 milionë euro.

Në tetor të 2018 ARRSH shpalli fituese për lotin 6 bashkimin e operatorëve “Agbes shpk” & “Arberia” që dhanë një ofertë prej 2,37 miliard lekësh gati 20 milion euro, për rreth 4,5 kilometra. Edhe në këtë rast oferta është shumë pranë fondit limit, por pavarësisht kësaj në prill të 2021 ashtu si për lotet 4 dhe 5 Autoriteti Rrugor Shqiptar ka negociuar 467 milion lekë ose 3,9 milion euro shtesë punimesh. Në të treja rastet kompaninë ndërtuese kanë justifikuar shtësën e punimeve me probleme gjeologjike të hasura rrugës.

Për lotin 7 tunelin e Skërficës fituesi është shpallur në korrik të 2020 nga ARRSH pas vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik. Kontrata u lidh me bashkimin e operatorëve të udhëhequr nga Gjoka Konstruksion me një vlerë gati 1,8 miliardë lekë ose rreth 15 milion euro. Ndërkohë skandali me kostot shtesë thellohet pasi në të gjashta lotet e gjatësisë së rrugës janë zhvilluar shtesa të treta punimesh. Një kontratë prej 1,43 miliardë lekësh, rreth 11 milion euro është fituar në maj të këtij viti nga Gener 2 për sistemimin dhe rivitalizimin e Skarpateve, dhe një kontratë tjetër prej 220 milion lekësh rreth 1,8 milion euro është fituar në shkurt po të këtij viti nga kompania “Jubica” për sinjalistikën rrugore. Kësaj rradhe dokumentet mbajnë firmën e pasuesit të Ergys Verdhos, Evis Berberit.

Normalisht çdo rrugë që tenderohet dorëzohet tek autoriteti kontraktues me sinjalistikë, dhe me tërësinë e punimeve të skarpateve të realizuara, ndërsa procedura e ndjekur nga Autoriteti Rrugor Shiqptar i ka nxjerrë kostot e projektit të aksit Kardhiq- Delvinë jashtë kontrollit. Plot 3 kontrata shtesë punimesh dhe 2 kontratat për punime ekstra kanë bërë që Kardhiq-Delvinë të kushtojë plot 13 miliardë lekë afro 108 milion euro për 33 kilometra rrugë interurbane dytësore. Askush nuk mban përgjesi deri më tani për këtë fryrje të madhe të kostove, ndërkohë që kjo është një faturë me një drejtim, qytetarin shqiptar. /BW



9 Comments

  1. Si gjithmone , do harrohet . Kjo nuk eshte as e para e as e fundit , eshte e disata here dhe do te perseritet ne pafundesi . Horrat e politikes perseri do rivjedhin dhe perseri do harrohet . Derisa nuk ndeshkohet kush pse duhet te mos vjedhin ? Kushdo ne vendin e tyre do bente te njejten gje . Ky vend eshte han pa porta per disa e syrgjynosje per disa te tjere . Deri ne çastin qe nuk ka ndeshkim e rregulla loje do shohim te njejtin film . Po nuk u prene koka , po nuk ekzistoi nocioni i frikes ndaj ligjit han e bordellhan pa porta do jete sot e mot ky vend fakiresh .

  2. Qeveria e Rames ka mungese transparence per gjithcka, sidomos per rruget. Te mos behemi xheloz, rruget do ti ndertojne ata qe kane makineri dhe shyqyr qe i ndertojne shqiptaret. I kemi pare te huajt qe kane vjedhur dhe ikin duke i lene punet pambaruar. Mos i zini ne goje emrat e firmave, sepse ketu fajin na e kane qeveritaret. E keni pare Ramen qe nuk pranon asgje, e keni pare Ballukun qe flet gjithe pordhe, pa le Tigri dhe Ujku qe jane akoma te uritur. Shikoni si po shuhet ceshtja e inceneratoreve. Qeveri ushtare ne sherbim te oligarkeve. Mos u merrni me Evis Berberin e ARSH-se se te tjere vendosin. Me kete opozite qe kemi, te shqyer nga “tritoli ” i shtyllave te tensionit, Ramen do e kemi minimumi deri me 2033 dhe nuk kemi pare gje akoma, vjedhjet dhe korupsioni do vazhdojne, politikane dhe pushtetare ne jete lluksi, femijte e tyre me pistolete ne kroskote, qytetaret buke djath me qumesht pluhur dhe domate. Mos hani me shume se 2 feta bostan se ju ze diabeti. Shpresojme te ndonje tender ne shendetesi ku te jepen ilace gjumi falas per pensionistet qe te bejne 1 dite zgjuar, 1 dite gjume. Mbetemi ne pritje te nje sihariqi te tille, qe te na heqin dhe subvesionin e ushqimeve dhe shperblimin e vitit te Ri. Por duhet te pranojme se me te mire se Rama nuk kemi per te gjetur, eshte me i miri i te liqeve, ka vizion, shikoni qytetet e Shqiperise, rruget etj, por ka nje te keqe qe nuk e degjojne mvartesit, ka nepotizem ekstrem ne administrate, bujqesia po shkaterrohet, fermeret ne stres, nuk ka sy te shikoj dhe vesh te degjoj Bracen. Ta gezojme rrugen Kardhiq-Delvine, rrugen turistike me te bukur se askund, rruge ne teren shume te rrezikshem ne 60 perqind te gjatesise dhe shpresoj qe te fillojne sa me shpejt investimet private sidomos hotelet ne nje klime te mrekullueshme. Mos u beni xheloz, ata qe kane para do ta zhvillojne vendin. Donit kapitalizem, mbajeni ne b…..,,.!

  3. Asnje kufi,asnje limit nuk njohin hijenat.
    Por nuk eshte puna thjesht se po vjedhin e pasurohen derrat,puna eshte se jemi ne qe paguajme dhe do paguajme perjetesisht.
    Prandaj,per ti dhene fund nje here e mire shkeljes me kembe ne kete fare feje, jo vetem ketyre por edhe atyre qe do vijne,duhet ti japim nje mesim te mire,duhet te dalim e te kerkojme te drejten tone,te veme ne vend dinjitetin tone.
    Poshte kriminelet e te gjitha ngjyrave!

  4. 3 milion euro per kilometer u duket shume??? E te mendosh qe eshte rruge e bera nga 0, me tynel dhe malore. Mos i qr se me 50 milion euro as gjysma sdo ishte bere

    1. Po 50 milion euro kush e nxorri kete kosto? kush e dyfishoi?
      per tipa partiak si ty me mire te rroje partia sesa shqiperia Mos u merzit kete e tha edhe Balla , edhe Mjako edhe tahiri dhe shume kodosher te mavive ne elbasan , ti nuk je as i pari e as i fundit por ne diference me ta ti nuk perfiton ndersa ata mbushin xhepat . je per tu meshiruar

  5. shqiptaret shiten shtepite dhe i futen ne firmat piramidale te ngritura nga Berisha asokohe President duke humbur 1.2 miliarde dollare, Sudja doli dhe deklaroi se “parate kane mbaruar, i mori te gjithe kompetenti”.

    1. ju ka ngel ora 6 pa 10 o dylbera te mavjosur .
      ne themi çakalli po ben kerdine ju thoni edhe ujku ha dele
      Kam nje pyetje per ty , mire qe per shqiperine nuk ta kerrcet , as per shqiptaret gjithashtu po per veten dende nuk te vjen keq qe grabitesh ç do sekonde? Apo je drejtues i rilindjes?
      Nese je drejtues i rilindjes te kerkoj ndjese por nese jo atehere mbushe gojen me mut e mos fol idiot i demshem

    2. Te gjitha vjedhjet qe ka bere berisha nuk jane as sa nje e njemita e rilindasve o kar me syze . Jo se berisha eshte burre i mire por me kurvat mavi jo ai qe nuk krahasohet , por as te gjitha qeverite qe nga 1912 te marra se bashku nuk kane vjedhur sa 1/10 e qelbesirave mavi . Mos i ardht kurre nje i dyte ketij vendi si rilindasit . Por qe te jemi te sigurt per kete duhet te ndertohen burgje te reja ne çdo qytet te shqiperise , kaq shume e kane vedh e grabit kete vend keto kurva te ndyra .

  6. RILINDASIT NUK KANE VJEDHUR POR KANE GRABITUR KEQAZI ÇDO GJE QE KANE PREKUR E ÇDO GJE QE JU KA ZENE SYRI . ME THONI NJE TENDER APO NJE DIÇKA KOT KU RILINDASIT KANE VENE DORE E NUK KANE BERE BATERDINE . ÇDO VKM DHE LIGJ QE KANE BERE , KANE PARASHIKUAR GRABITJEN E RADHES .
    NESE KETA PLEHRA E BIJ PLEHRASH JA HEDHIN PAQ EDHE KETE RADHE NGA DREJTESIA , ATHERE POPULLI DUHET TE RREMBEJE ARMET E MOS TE LERE KEMBE POLITIKANI MBI DHE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *