• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç.

Si pasojë e përplasjes 69-vje#ari ka marrë dëmtime, ndërsa ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *