• |
ide | kryesore

Lizzo premton 1 milion dollarë për organizatat jofitimprurëse të abortit

-Instant, Paparazzi, Slider



Lizzo  ka premtuar 1 milionë dollarë në fondet e Planifikuara të Prindërimit dhe Abortit, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të përmbysur të drejtën kushtetuese për abort.

“Unë jam duke premtuar 500 mijë dollarë nga turneu im i ardhshëm për të drejtat e prindërimit të planifikuar dhe abortit. Live Nation ra dakord të bashkohet në këtë nisëm dhe të dhurojmë 1 milionë dollarë,” shkroi Lizzo të premten në Twitter.

Ajo më vonë foli për kontributin e saj filantropik të premten mbrëma, teksa pranoi çmimin e “Fearlessness Award” në 2nd Hollywood Unlocked Impact Awards në Beverly Hills.

“Dua të them vetëm se unë bëj muzikë sepse dua t’i bëj njerëzit të ndjejnë diçka dhe besoj fuqimisht nëse mund t’i bësh njerëzit të ndiejnë diçka, mund t’i bësh njerëzit të lëvizin diçka”, tha Lizzo.

“Duket sikur jemi gjithmonë në një krizë humanitare, si një pandemi globale ose racizëm i institucionalizuar ose ndalimet që ligjvënësit vendosin në trupat tanë. Gjithashtu dua të them se është ndjesi e mirë të bësh mirë. Nuk është ndjesi e mirë të jesh njeri i keq”, vazhdoi ajo. “Zoti më vuri këtu për të bërë mirë dhe shpresoj që të gjithë të frymëzoheni për të bërë të njëjtën gjë.Unë nuk e bëj këtë vetëm për veten time, unë e bëj këtë për botën dhe për t’i treguar botës se si duket në të vërtetë veprimi. Sepse unë jam për atë veprim”.

Vendimi i së premtes ndryshoi precedentin gati 50 vjeçar, duke u dhënë shteteve fuqinë për të miratuar ligjet e tyre rreth abortit. Që nga vendimi, Arkansas, Kentaki, Luiziana, Misuri dhe Dakota e Jugut kanë ndaluar tashmë abortin në shtetet e tyre, pasi vendosën “ndalimet e nxitjes” që guvernatorët miratuan pas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së.

Protestat kanë shpërthyer në të gjithë vendin dhe presidenti Joe Biden është kundër vendimit, të cilin ai e quajti “realizimi i një ideologjie ekstreme dhe një gabim tragjik nga Gjykata e Lartë”./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *