• |
ide | kryesore

Makina përplas 2 fëmijë në Tepelenë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në rrugën “Bilbilenjtë” në lagjen “Mustafa Matohiti” në Tepelenë.


Policia thotë se rreth orës 20:15 një person me iniciale A. B., banues në këtë qytet, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka përplasur 2 fëmijë.


Të miturit u transportuan në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.