• |
ide | kryesore

Nick Cannon themelon fondacionin për kancerin pediatrik

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi Nick Cannon dhe Alyssa Scott nderuan ditëlindjen e parë të djalit të tyre të ndjerë me themelimin e një fondacioni për kancerin pediatrik.

Përmes rrjetit të tij social,Instagram, Cannon njoftoi nisjen e “Zen’s Light”, një fondacion i quajtur pas djalit të tij dhe Scott, i cili dhjetorin e kaluar vdiqe pas një beteje me kancerin e trurit.

“23 qershori do të jetë përgjithmonë një ditë festimi,” shkroi artisti në një foto të tyre në një ceremoni për nder të djalit . “Një ceremoni e bukur ndriçimi për të nderuar jetën e një engjëlli. Lindja e Zenit tani është transformuar në ‘Drita e Zenit’. Ne jemi krenarë të shpallim themelin e tij të ri që do të ndihmojë shumë të tjerë në këtë botë.”

Ai vazhdoi, “Misioni ‘Zen’s Light’ është të nxisë përsosmërinë globale në shpresënn dhe kujdesin shëndetësor pediatrik për familjet dhe fëmijët në nevojë. Faleminderit të gjithë ata që na u bashkuan në këtë ngjarje inauguruese…Mezi presim vitin e ardhshëm ku fondacioni jonë do të vazhdojë të rritet për të ndihmuar në gjetjen e një kure për Kancerin pediatrik, kërkime të mëtejshme dhe për të ndihmuar në ngushëllimin e më shumë familjeve gjatë periudhave të vështira.”/Lapsi.al

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *