• |
ide | kryesore

18 vida nën nofull, rrëfimi tronditës i Osimhen për përplasjen me Skriniar: “Si një eksperiencë para-vdekje”

-Instant, Sport



Victor Osimhen ka folur sërish për dëmtimin e tmerrshëm që pësoi në një përplasje me Milan Skriniar gjatë ndeshjes Inter-Napoli më 26 nëntor 2021, në mikrofonat e radio transmetuesit Wazobia FM. Një incident që sulmuesi nigerian nuk do ta harrojë kurrë: “Dëmtimi që vuajta kundër Interit ishte si një përvojë para-vdekje – ishin fjalët e tij -. Mund ta shpjegoj vetëm atë atë që ndjeva, sepse ishin fytyra dhe trupi im. Arrita të largohesha nga fusha vetëm dhe pa barelë, kuptova se mund ta perballoja”.

Më pas, nigeriani ka kujtuar edhe rehabilitimin e gjatë që e detyroi të humbiste disa ndeshje dhe të hiqte dorë nga Kupa e Afrikës: “Kur mbërrita në spital, i thashë mjekut se do të jem jashtë maksimumi dy javë. Rrezet X treguan se kisha fraktura të shumta të kockave, që duheshin hequr dhe nofulla duhej riparuar nga brenda. Kam dicka si 18 vida nën nofull. Për shumë net nuk mund të flija dot, as të haja nga dhimbja. Fatmirësisht jam një luan dhe e di llojin e mentalitetit që kam. Në mendjen time e kisha planifikuar tashmë kthimin pas operacionit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *