• |
ide | kryesore

Bombardimet në Kharkiv, dy persona mbeten të vrarë

-Instant, Lajme, Planet



Një vajzë 21-vjeçare dhe një grua 57-vjeçare kanë vdekur pas bombardimeve në rajonin e Kharkiv-it, sipas guvernatorit Oleh Synyehubov, shkruan skynews.

Sipas tij, një raketë ruse goditi gjithashtu një oborr shkolle gjatë natës. Tre civilë të tjerë janë plagosur.

“Forcat tona të armatosura vazhdojnë të shkatërrojnë pushtuesit në vijën e kontaktit”, citohet të ketë thënë ai. “Në rajonin e Kharkiv, pushtuesit sulmuan në drejtim të Dementiivka dhe Pitomnyk, pësuan humbje dhe u tërhoqën. Ndërsa në zonën e Izium, armiku vazhdon të përparojë”, tha Oleh Synyehubov.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *