• |
ide | kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e ushqimeve, rritet sheqeri

-Instant, Lajme, Të fundit



Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera ka njoftuar ditën e sotme një ndryshim në çmimin e ushqimeve. Kështu, sipas njoftimit, duke nisur nga kjo e hënë çmimi i shitjes së sheqerit është rritur me 10 lekë. Ndërkohë çmimet e produkteve të tjera: si mielli apo orizi kokërrgjatë kanë mbetur të pandryshuara. Mielli masiv tregtohet me 90 lekë/kg, ndërsa orizi kokërrgjatë për 101 lekë për konsumin familjar. Ndërsa në lidhje me vajin e lulediellit, Bordi vendosi në mbledhjen e mëparshme që të mos ketë çmim të unifikuar për importuesit.

 

“Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”,

VENDOSI

1.Miratimin e marzheve që do të aplikohen për produktin ushqimor bazë sheqer, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.

2.Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:

  • Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.
  • Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.
  • Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.”thuhet në njoftim.



3 Comments

  1. Vall kush eshte domosdoshmeri te jet sot monituruesi i kostos se jeteses interesi apo vlerat( meshira.toleranca falja.bamirsija) thotë:

    SHUM NGA NE DO DESHIRONTE QE NDAJ TIJE NJERZIME TE SILLEJ NE CDO KOHE PERMES VLERAVE POR FATKEQESISHT SHUM NGA NE PER CDO GJE KA KA NE DORE .NDAJ TJEREVE SLLET ME SYRIN E INTERESIT.ANTIVLERAVE MASHTRIMIT IMPONIMIT PRESIONIT GRABITJES NE MENYRE QE TE BEHET BOS BRENDA NATE.POR FATKEQSISHT.KJO NUK ESHTE E KRIJUAR TE FUNKSIONOJNE KESHTU KETA JAN TREGUES DESHTIMI VUAJTJE VETMASHTRIMI SHKATRRIMI PER TE GJITH.POR NE RRADH TE PAR PER PERGJEGJESIT QE MBAJN VULEN E UDHEHEQES VENDIT

    1. Bordi I çmimeve eshte diçka fallco qe del gjoja vendos çmimet te ulen taksat per ushqimet Jetike siç jane mielli sheqeri vaji orizi dhe mos Dali sa per show sot ka nje çmim tavan qe diktoet qe nga prodhuesit por edhe nga taksat e renda qe kane ushqimet me shqiperi dhe nese ka shtet te ulen urgjent taksat per ushqimet sot çmimet e ushqimeve ne Shqiperi jane te barabarta me çmimet ne Itali , Gjermani e Angli kur paga ne keto shtete eshte 7-8 here me e larte se ketu Tek Ne . Te ulen taksat e naftes çmimi I se ciles ngre çmimin e c do ushqimi dhe mos dilni kot gjoja diktoni çmimet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *