• |
ide | kryesore

DEA amerikane vjen me zyrë në Tiranë, agjencia e tmerrit për trafikantët e drogës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar ngritjen e zyrës së DEA-s në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, ai i uron mirëseardhjen në Tiranë agjentëve të anti-drogës amerikane. m

“DEA mirëseerdhët!!!!!! Ishte koha e duhur për të hapur zyrën në Tiranë. Athina po bëhej gjithnjë e më e largët për punët e ngutshme që diktojnë prezencën tuaj këtu….”, shkruan Karamuço në facebook.

Ky vendim i DEA-s për të zbarkuar në Tiranë, vjen në një kohë ku organizatat kriminale shqiptare kanë marrë një rol kyç në trafikun e kokainës nga vendet e origjinës të Amerikës Latine drejt Evropës.

Ardhja e agjentëve të anti-drogës amerikanë në Tiranë, vjen pas një zhvillimi të rëndësishëm që ndodhi pak kohë më parë, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë vizitës në Washington takoi shefin e FBI-së, Christopher Wray.

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën “Panorama.al”, zoti Nano zbuloi se takimet me drejtuesit e agjencive amerikane kishin si qëllim rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, por dhe hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Sipas tij, Policia e Shtetit ka zhvilluar shumë operacione me FBI-në, DEA-n, me Zyrën e Sigurisë së Ambasadës Amerikane e me agjencitë të tjera ligjzbatuese amerikane.

Ambasada amerikane në Tiranë shpërndau gjithashtu pamjet nga takimi dhe një mesazh ku shkroi se vizita e Gledis Nanos “përforcoi më tej bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Qeverisë së SHBA”. 



15 Comments

  1. Për të na fut mbas hekurave e lujn sumën me vrap …për të na ul në një tavolinë me të vetët në BE sikur përtojnë
    Na kan ngatërru me zezakët e arabët që kanë nëpër getot e veta në SHBA e BE më duket
    Ja ta shofim sa mirë i kan rënë lapsit…

      1. Ik o ju qifsha robt e shtepise.

        Nuk me plas shume per gangot shqiptare se llum jane por na ka ikur sovraniteti si vend fare.

        Dhe pseudo ekspertet e loqeve si Karapidhi menjehere pellasin te tregojne bythlepirjen e tyre.

        Nje mut te madh do bejne

    1. Fiks

      Dava legenash.

      E kemi pa dea ne usa ne Mexico dhe Columbia.

      Me keq sbehet. Droge pa fund nga kolumbia dhe meksika,. Droge plot ne usa , konsumi me i larte ne bote

      Lajm shume i keq. Situata qenka permutur keq

  2. Thjesht do rrisin pazarin dhe gjoben per trafikantet. DEA eshte ne Amerike dhe droga lume, po vijne tni te hapin zyre ne Albanistan gje qe bie ndesh me sovranitetin e vendit

  3. DEA ne nje vend te vogel si Shqiperia do vendosi rregull ne nje periudhe te shkurter Te gjithe trafikantet e droges do arrestohen se shpejti dhe Shqiperia do jete vend shembull ne bote Duan apo sduan shpellaret qe trafikojne droge dhe shpresojne te Salih Dordoleci

    1. Lexoni komentin me siper dhe kuptoni sa e demshme eshte droga. Te shkeput nga realiteti dhe fluturo me pras mavi ne byth i rilindur

  4. tmerri ileshit dea.ata vijne per tembledhur taksate droges.po ketu drogenekomandon rama mebande ambasaden amerikane. dotrafikohet kokaina nen hunden e ktyre papasur mbrojtje nga bandeambasada amerikane dhe rama.amerikanet e din sa luge e pirunjekemi ne shtepi e do u shpetoje kokaina nga peruja, thjeshte nje tallje bythe me shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *