• |
ide | kryesore

Draghi: Nëse humbet Ukraina, humbin të gjitha demokracitë

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri italian Mario Draghi ka thënë se vendet e G7 janë të bashkuara me Ukrainën sepse një humbje në luftën e saj kundër Rusisë do të ishte një humbje për të gjitha demokracitë.

“Ne jemi të bashkuar me Ukrainën, sepse nëse humbet Ukraina, humbin të gjitha demokracitë. Nëse Ukraina humbet, do të jetë më e vështirë të argumentohet se demokracia është një model efektiv i qeverisjes”, citohet të ketë thënë Draghi në komentet e dërguara nga zyra e tij.

Deklarata e kryeministrit Italian u bë në samitin e vendeve të G7, ku mori fjalën edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, Zelensky kërkoi nga liderët system të mbrojtjes ajrore, më shumë sanksione për Rusinë dhe armatime të rënda për Kievin.



2 Comments

  1. demokracia eshte koncept vari karin si puna jote dragi

    demokraci ka vetem kur populli eshte i zgjuar dhe nuk genjehet

    diktatura e shumices mbi pakicen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *