• |
ide | kryesore

Gjithë jetën me një klub, francezi largohet pas 27 vitesh: “Ky vendim ishte zemërthyer”

-Instant, Sport



Në futboll gjithnjë e më tepër është koncepti se kanë humbur flamujt, se paraja vjen para gjithckaje e megjithatë ka raste që të tregojnë të kundërtën. Padyshim i tillë është raporti mes Vincent Manceau dhe Angers, që ka ardhur në fund pas 27 sezonesh. Lojtari ka luajtur gjithnjë për të njëjtin klub, që kur ka hedhur hapat e parë në fushë, pasi iu bashkua klubit francez në 1995 dhe nuk u largua më kurrë: nga akademia e të rinjve, te debutimi me ekipin e parë e deri në largimin e tij këtë verë.

Vincent Manceau do të largohet më 30 qershor pas skadimit të kontratës dhe ka publikuar një letër që e ka postuar në rrjetet sociale për të përshëndetur skuadrën e tij. Ky është postimi me të cilin ai ka komunikuar ndarjen nga klubi pasi ka vënë në dijeni presidentin për vendimin e tij: “Fola me presidentin për të ndarë në radhë të parë me të vendimin tim, ky vendim ishte zemërthyer. Me një emocion të fortë ju njoftoj se kam vendosur të mos e zgjas lidhjen time të dashurisë me klubin tim, Angers”.

Urimi për skuadrën e tij dhe tifozët vijon si më poshtë: “27 vite lumturi të pastër, gëzime jete, takime të arta dhe momente të paharrueshme gjatë stërvitjes dhe viteve të mia profesionale”. Ende nuk është shumë e qartë nëse Vincent Manceau do t’i varë përgjithmonë këpucët e tij apo nëse do të veshë fanellën e një skuadre tjetër. Në fakt, asgjë nuk është e përjetshme, edhe pse ndonjëherë mund të duket kështu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *