• |
ide | kryesore

Harta e re gjyqësore, Prokurori i Përgjithshëm Çela jep dakordësinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dhënë dakordësinë e tij për hartën e re gjyqësore të krijuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Në letrën drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, Çela thotë se vlerëson bashkërendimin dhe koordinimin ndërinstitucional për të lehtësuar ngarkesën dhe për të mbështetur veprimtarinë e prokurorëve me numër të kufizuar.

Ndërkohë në shumë qytete avokatët kanë bojkotuar në kundështim të hartës duke thënë se vendimi është arbitrar, cenon interesat e komunitetit, duke rritur kështu dhe kostot te qytetarët dhe dëmtuar aksesin në drejtësi.

Pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit, propozimi i Këshillit Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore përfshin: 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

 



1 Comment

  1. Sa turp pppppp…., mendimi juaj (pa asnje lloj mendimi) ligjerisht duhet para propozimit te perbashket…. pffffffffffffffffffffffffffffff 🤗
    Pwr nje gje kaq te rendesishme pp shkruan dy paragraphe gjithsej dhe ato pak fjalw tw gjitha pas pilafi… (pa ligj) dhe ne thelb pa asnje argument ligjor ….
    Turpi nuk njeh kufi ne Shqiperi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *