• |
ide | kryesore

Jahti luksoz fundoset në Dhërmi

-Instant, Arkiva, Lajme



Një jaht luksoz është mbytur në ujërat e Drimadhes Dhërmi. Në orën 18.30 është njoftuar se në Drimadhes Dhërmi në një distancë rreth 100 m nga bregu duke qëndruar në spirancë është mbytur një mjet lundrues rreth 15 m i gjatë i si pasojë e ndonjë çarje që mund të ketë pasur.

Nuk ka dëme në njerëz.

Mjeti lundrues i mbytur është Jaht rreth 5 m i gjatë i matrikulluar me emrin “BAE” me flamur Panamez në pronësi të shtetasit Festim Mark Prendi i datëlindjes 1984, lindur në Shkodër banues ne Tiranë.

Në jaht nuk ka pasur persona dhe mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga poshtë Jahtit në një nga tapat kryesore të tij.

Njoftimi i policisë

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:30, në Drimadhes, Dhërmi, mjeti lundrues Jaht, në pronësi të shtetasit F. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, është fundosur në det, dyshohet për shkak të një dëmtimi që ka sjellë futjen e ujit në brendësi të tij.

Në mjetin lundrues nuk ka patur njerëz. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *