• |
ide | kryesore

Karburant, makinë dhe mallra kontrabandë. Arrestohen tre inspektorë në Kapshticë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre inspektorë të pikës kufitare të Kapshticës janë vënë në pranga nga policia e Korçës pasi nga hetimet dhe këqyrja e pamjeve filmike është zbuluar se kanë lejuar lëvizjen e mallrave kontrabandë nëpërmjet mitmarrjes.

Detaje nga policia: 

– Inspektor S. H., 37 vjeç, me detyrë Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Kapshticë;

– Inspektor A. B., 55 vjeç, me detyrë Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Kapshticë;

– V. S., 42 vjeç, me detyrë Doganier pranë Degës Doganore Kapshticë.

Në vijim të veprimeve paraprake hetimore dhe pas konsultimit me prokurorin u referuan materialet proceduriale në gjendje të lire për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, ”Korupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 174 dhe 244 të Kodit Penal për shtetasin K.A., 52 vjeç, banues në Bilisht.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe këqyrja e pamjeve filmike është provuar se punonjësit e policisë së PKK Kapshticë në bashkëpunim me punonjësit e Doganës, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe kundrejt shpërblimeve në para, kanë favorizuar shtetasin e mësipërm në kalimin e mallrave kontrabandë, pa kryer procedurën e zhdoganimit.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 1 automjet tip “Sharon”, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambientet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave industriale, karburant, si dhe mallra të tjera.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *