• |
ide | kryesore

“Këta amerikanët do të shkatërrojnë klubin tonë të dashur”: edhe Cech largohet nga Chelsea

-Instant, Sport



Një revolucion i vërtetë në shoqëri është duke u zhvilluar te Chelsea. Todd Boehly, pronari dhe presidenti i ri i londinezëve, ka emëruar së fundmi bordin e ri të drejtorëve të kompanisë Blues dhe vetë ka marrë edhe detyrën e drejtorit të përkohshëm sportiv. Ndërkohë, Marina Granovskaia dhe Bruce Buck janë larguar nga klubi londinez. Megjithatë, ata nuk janë të vetmit. Në orët e fundit, në fakt, Stamford Bridge-it i ka dhënë lamtumirën edhe Petr Cech. Lajm, i cili nuk u prit mirë nga tifozët.

Ish-portieri u rikthye te Chelsea në vitin 2019 për të mbuluar rolin e Këshilltarit Teknik dhe të Performancës te Blues. Megjithatë, pas ardhjes së pronarit të ri, Cech vendosi të largohej nga klubi dhe të ndiqte shembullin e ish-drejtoreshës sportive Marina Granovskaia dhe ish-presidentit Bruce Buck.

Për të konfirmuar lajmin, ka qenë vetë ish-portieri në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Chelsea: “Ka qenë një privilegj i madh të mbuloj këtë rol te Chelsea gjatë tre viteve të fundit. Me klubin nën një pronësi të re, mendoj se tani është koha e duhur për të bërë mënjanë. Jam i lumtur që klubi tani është në një pozicion të shkëlqyer me pronësinë e re dhe jam i sigurt për suksesin e tij të ardhshëm si brenda dhe jashtë fushës”.

Tifozët Blues nuk e kanë marrë aspak mirë këtë largim dhe janë të shqetësuar për fatin e klubit të tyre. Shumë mbështetës të londinezëve kanë shprehur ankthin e tyre në rrjetet sociale: “Tani, jam ligjërisht i frikësuar nga këta pronarë të rinj. Ata thjesht po thyejnë strukturën ekzistuese dhe po pushojnë ata që e njohin klubin brenda dhe jashtë. #prayforchelsea”, shkruan dikush. Një tifoz i dytë shtoi: “Patjetër një lëvizje e keqe. Tuchel adhuronte të punonte me të. E ka thënë shumë herë”. Dhe përsëri: “Uau Todd Boehly është vërtet duke bërë spastrime”. Por ka edhe nga ata që mendojnë se është fillimi i fundit: “Kemi mbaruar. Këta amerikanë do të shkatërrojnë klubin tonë të dashur”.

Boehly nga ana e tij i ka uruar më të mirat ish-portierit: “Petr Cech është një anëtar i rëndësishëm i familjes Chelsea. Ne e kuptojmë vendimin e tij për t’u larguar dhe e falënderojmë për kontributin e tij si konsulent dhe për angazhimin e tij ndaj klubit dhe komunitetit tonë. I urojmë më të mirat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *