• |
ide | kryesore

Komisioneri i BE-së: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati, duhet të jemi edhe ne

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit

Komisioneri për zgjerim dhe politikë të mirë i BE-së Oliver Varhelyi beson se konferenca e parë ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën mund të mbahet brenda disa ditëve.


Në një mbledhje të komitetit ndërparlamentar Varhelyi tha se të gjitha pengesat janë tejkaluar.


“Jemi pothuajse aty. Tani është momenti që të gjithë aktorët të bëjnë hapin e fundit. Kam shpresa të larta se konferencat ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të mbahen brenda pak ditësh. Të dy vendet kanë zbatuar gjithçka që u është kërkuar dhe janë gati. Gati duhet të jemi edhe ne. Tani kemi një zgjidhje në tavolinë, të miratuar nga parlamenti bullgar kështu që të gjitha pengesat janë tejkaluar”, tha Oliver Varhelyi, komisioner për zgjerim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.