• |
ide | kryesore

‘Lija e majmunit në Shqipëri?’/ Mbërrijnë testet e para në ISHP

-Instant, Lajme, Të fundit



Në vendin tonë kanë mbërritur testet e para për diagnostikimin e rasteve të dyshuara me linë e majmumit apo kontakteve të tyre. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manatirliu bëri me dije se testimet për linë e majmunit do të kryhen në Institutin e Shëndetit Publik.

“Në laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik tashmë ne kemi bërë të mundur që për 250 rastet të para që mund të jenë të dyshuara, të kemi dhe testet specifike në këtë laborator. Pra, do të kemi mundësi që pikërisht në këtë laborator, pa i çuar në laboratorët e referencës, të mundet të testojmë raste të dyshuara dhe gjithashtu kontaktet e dyshuara të rasteve”, tha Manastirliu nga laboratorit pranë ISHP.

Sipas Qendrës Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve, Shqipëria vlerësohet me risk të ulët përsa i përket lisë së majmunit. Vendet europiane tashmë janë në alert, sepse janë më shumë se 29 vende ku janë konstatuar më shumë se 1700 raste të lisë së majmunit.



3 Comments

  1. JU JENI MAJMUNA VET QE IMITONI RRENAT E MAJMUNEVE GLOBALIST. MJSFT MER SHKERDHATA LEJENI KET POPULL NFUKARALLIK TE VET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *