• |
ide | kryesore

Rama po i bën reklame TEG? Pse dolën fotot me Zahon

F1, Paparazzi



Në disa media janë shpërndarë tre foto të kryeministrit Edi Rama, i cili shoqëronte të birin, të dielën paradite, në një prej qendrave tregtare në Tiranë. Rama shihet teksa ndjek Zahon i cili është duke luajtur në një stimulator me makina, ndërsa në një foto tjetër, ai shfaqet i fotografuar në barin pranë duke lundruar në telefonin e tij ndërsa pret që djali të mbarojë lojën.

Ndonëse në tekst nuk thuhet, duket qartë se kryeministri ka preferuar hapsirat e TEG, për tu fotografuar. E kur dihet se me komunikimin e Ramës asgjë nuk është e rastësishme, natyrshëm ngrihet pyetja: A ka të bëjë ‘vjedhja” e këtyre imazheve me një reklamë indirekte të shefit të qeverisë për TEG?

foto galeri

Apo mos vallë është thjeshtë një operacion komunikimi për tu dukur si të gjithë të tjerët?

Nuk ka dyshim se shumë prindër, që do ta kishin mundësinë, do të preferonin ti linin fëmijët e tyre në ajrin e pastër dhe të freskët të Surrelit. Po të kishin para dhe naftë më të lirë, mund ti çonin në vilën në bllok në Durrës, apo në atë të ujit të ftohtë, në Vlorë. Për ta zgjedhja për lojra elektonike në një qendër tregtare do të kish qenë e fundit.

Por Rama dhe Zaho kanë bërë pikërisht këtë, kanë përshrkuar distancën e shkurtër nga Surreli në TEG, duke ngritur pikpyetje për zgjedhjen aspak të pafajshme të kryeministrit.

©Lapsi.al

foto galeri



1 Comment

  1. edhe femit e Shqiptave kan deshir te luajn te vishen e te mbushin barkun si yt bir o Kriminel.do te vi koha edhe ty o ta qifsha familjen ku e ke.mos harro jeni familje e madhe ju PSja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *