• |
ide | kryesore

Roma tërhiqet nga Trofeu Gamper, tërbohet Barcelona: “Do të vlerësojmë veprimet ligjore”

-Instant, F1, Sport



Barcelona mund të padisë Romën. Përmes një njoftimi për shtyp, shoqëria verdhekuqe bëri të ditur se ishte tërhequr nga pjesëmarrjen në Trofeun Gamper. Përgjigja e Barcelonës ishte e menjëhershme dhe pas pak minutash, sërish me një deklaratë të transmetuar në kanalin e klubit në Tëitter, blaugranat deklaruan: “Zona ligjore e Klubit po studion veprimet e duhura për t’i kërkuar ekipit italian dëmet që ky vendim i shkakton FC. Barcelonës dhe tifozëve të saj”.

Ndeshja duhej të zhvillohej më 6 gusht në Camp Nou. Vullneti i Romës është që të planifikojë përgatitjen e saj me impenjime të tjera “më pak ndikuese në profilin e udhëtimit”. Motivim që absolutisht nuk e ka bindur Barçën, që në fakt flet për një vendim “pa shkak”. Klubi njoftoi se tashmë po punon për të gjetur një rival të ri dhe se “rimbursimi i biletave të blera tashmë do të aktivizohet në 24 orët e ardhshme. Gjithashtu specifikohet se pezullimi i këtyre ndeshjeve është për shkak të rrethanave që nuk kanë lidhje me Barcelonën, por ekskluzivisht me vullnetin e AS Roma”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *