• |
ide | kryesore

Rrahën pronarin dhe tentuan grabitjen e lokalit, një i arrestuar e një në kërkim

-Instant, Arkiva, Lajme
mjeku



Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në lokalin e shtetasit A. B., të cilin e kanë goditur me mjete të forta dhe me mjet prerës.

Detaje nga policia: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 46 vjeç, banues në Elbasan dhe shpallën në kërkim shtetasin Th. B., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”, pasi në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në lokalin e shtetasit A. B., të cilin e kanë goditur me mjete të forta dhe me mjet prerës. Shtetasi A. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *