• |
ide | kryesore

Stamboll/ Qindra të ndaluar në një marshim për komunitetin LGBT

-Instant, Lajme, Planet



Policia në Stamboll ka penguar një marsh në mbështetje të komunitetit LGBT dhe ka ndaluar qindra protestues më 26 qershor. Zyra e guvernatorit ka ndaluar marshin rreth Sheshit Taksim, në zemër të Stambollit, mirëpo qindra protestues kanë mbajtur flamuj shumëngjyrësh afër asaj zone, duke sfiduar ndalesën.

“Ne jemi këtu. Ne nuk jemi duke shkuar askund”. Organizatorët kanë thënë që më shumë se 200 pjesëmarrës dhe aktivistë për komunitetin LGBT, janë ndaluar dhe policia ka refuzuar t’iu mundësojë qasjen te avokatët e tyre.

Një gazetar turk ka thënë se disa persona janë rrahuar nga policia. Autoritetet, në anën tjetër, nuk kanë bërë të ditur numrin e arrestimeve. Komisionarja e Këshillit të Evropës për të Drejta të Njeriut, Dunja Mijatoviq, u ka bërë thirrje autoriteteve më 24 qershor që të lejojnë marshin dhe të garantojnë sigurinë e pjesëmarrësve.

Turqia është bërë një prej shteteve të pakta myslimane që ka lejuar Paradën e Krenarisë më 2003.Megjithatë, marshe të tilla janë ndaluar prej vitit 2015, duke përmendur çështje të sigurisë. /REL



1 Comment

  1. VERTET JAN PER TU NALUAR.filozofijA fjales ka pasqyr veprimin e njejt ky eshte fakti qe pasqyron te verteten2 thotë:

    NESE NJE GERME .I JAPIM SQARIME.jashte.emrimit saj germes i humb kuptimi.logjika dhe ndergjegja jan dA lluesit deshmues. Nese .fjales perpiqemi ti japim kuptim interesi.ateher faktet fetare shken core.praktike e sfidojn ket interes.nese shprehjes i jApi n dy standarte me ligje.politika dhe a ngazhime.jan raportet e zhvillimit.masa konkurenca. Vlerat ATO QE DO TI TREGOJN VENDIN .DHE SI PERFUNDIM NE MEZIN E GJINIS NJERZORE.PAVARSISHT.INTERESAVE MENYRES SE ORGANIZIMIT JETES POLITIKAVE LIGJEVE.ANGAZHIMEVE .NATYRALITETI NJERZOR I NDJESHMERIS LOGJIKES NDERGJEGJES .DUKE PAR KRIJIMIN FAKTET E ZHVILLIMIT.DO MENDOJ SHPREH DHE MBROJ VETVETEN DERI TEK UNITETI SOLID UNIK.KESHTU QE DO NDOLLIN VETPASTRIM NGA E KEQA NE CDO CEP TE GLOBIT.DO PER.BYSEN INTERESI.QE MBIZOTROJE.E MIRA PER TE GJITHSIC E DUAN SEJCILI PER VETEN E VET ME HIR APO PA HIR..KETO JAN ZHVILLIME QE BAZ KRIJIMIT DHE UDHZIMIT JAN UDHEZUS DOMOSDOSHMERIJE DOMOSDOSHMERISH SE BRENDA KA KUPTIMET APSOLUTE EKZISTENCEN JETEN PER TE GJITH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *