• |
ide | kryesore

Ten Hag kthen një rregull antik te United: urdhëra të qarta edhe për kopshtarët e klubit

-Instant, Sport



Trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag, në prag të sezonit të ri, ka dhënë disa urdhëra specifike për stafin e qendrës sportive Carrington. Holandezi ka vendosur rregulla të reja për kopshtarët e klubit, por jo vetëm atyre. Sipas udhëzimeve të trajnerit, lojtarët do të duhet të ndjekin një plan ushqimor më rigoroz dhe duhet të respektojnë një traditë të lashtë.

Konkretisht, 52-vjeçari, sipas Mirror, ka urdhëruar stafin e fushës që të presë barin në saktësisht 15 mm për të lejuar lojtarët të përshtaten me stilin e tij të pasimeve dhe nevojat që derivojnë nga kjo. Gjithashtu besohet se holandezi do të ekzaminojë gjendjen e përgjithshme të lojtarëve të tij gjatë dy ditëve të para të stërvitjes dhe se do të vendosë një plan ushqimor më rigoroz.

Ten Hag shpreson të barazojë rezultatet e marra nga Sir Alex Ferguson me United dhe duket se ai do të rifusë një rregull të dashur për skocezin. Ish-trajneri i Ajaxit do t’u thotë lojtarëve të tij se duhet të hanë së bashku dhe të shoqërohen me njëri-tjetrin edhe pas stërvitjes.

Një përpjekje për të forcuar shpirtin e ekipit dhe atmosferën e përgjithshme në dhomat e zhveshjes. Që kur Ferguson u tërhoq, kjo traditë është zbehur ngadalë në Manchester. Disa nga lojtarët thuhet se hanë në restorantin e stafit sa herë që duan, ndërsa të tjerë shkojnë në shtëpi ose në palestër menjëherë pas stërvitjes. Tani e tutje nuk do të jetë më kështu. Djajtë e Kuq do të hanë së bashku dhe ten Hag dhe stafi i tij do të jenë me ta gjatë vakteve.

Skuadra do të shkojë në një turne parasezonal në Australi dhe Azinë Juglindore në korrik. United do të përballet me Liverpoolin në Bangkok dhe më pas me Crystal Palace dhe Aston Villa, përkatësisht në Melburn dhe Perth. Djajtë e Kuq, me ardhjen e ten Hag, shpresojnë të jenë sërish konkurrues dhe të arrijnë të fitojnë trofe të rinj.

Sezoni 2021-22 ishte zhgënjyes në të gjitha aspektet. Skuadra e përfundoi kampionatin në vendin e gjashtë në renditje, me pikëavarazhin më të ulët ndonjëherë në Premier League. Tani, në Old Trafford presin ardhjet e reja. United nuk ka mbyllur ende marrëveshje me lojtarë të rinj, por holandezi i ka idetë e qarta. Ten Hag dëshiron mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong, por edhe anësorin e Ajax, Antony dhe mesfushorin danez, Christian Eriksen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *