• |
ide | kryesore

Tubimi i 7 Korrikut/ A është koha për protesta?

Kryesore



Prej disa ditësh Sali Berisha ka shpallur se do të mbajë në 7 korrik protestën e tij të parë si i rikthyer në krye të PD-së dhe ringjalljen e një tradite të vjetër që pararadhësi i tij Basha e kishte fikur që prej zgjedhjeve të qershorit 2019. Nën slloganin “Shqipëria në rrezik” lideri demokrat nuk le ditë pa bërë deklarata dhe pa pompuar në rrjetet e tij sociale këtë rikthim të demokratëve në rrugë.

“Qytetarët shqiptarë, duke filluar nga interesi i tyre kombëtar, tek shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh. Ndjejnë një thirrije të brendshme se duhet me çdo kusht t’i dalin zot vetes dhe të marrin në dorë fatet e vendit. Protesta është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe është më datë 7 korrik, në orën 19:00. Tirana do derdhet e tëra. Do protestohet ndaj qeverisë dhe parlamentit. Me vendosjen e monizmit dhe zhdukjen e “check and balance”, kushtetutshmëria e kësaj qeverie ka rënë në mënyrë përfundimtare. Rama nuk është larguar, por do të largohet”, ka përsëritur disa herë kryedemokrati duke i bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen atij që e ka quajtur: “Fronti per Shpetimin e Shqiperise”.

Por për të gjithë opozitarët dhe njohësit e mirë të mënyrës se si e bën politikën PD-ja e vjetër, ka një pikpyetje: A janë të suksesshme protestat në korrik, kur një pjesë e njerëzve e kanë mendjen për plazh, kur studentët janë kthyer në shtëpi dhe kur, ashtu si zakonisht klima politike mes palëve fillon e çtensionohet dhe parlamenti bëhet gati të marrë pushimet?

Në fakt zor, se në këtë vapë asgjesuese mund të ketë tubime të fuqishme popullore. Por duket se synimet e Berishës ndryshe nga sa flet për rrëzimin e Ramës, janë të tjera.

Pikë së pari, duke nuhatur pakënaqësinë e madhe, si pasojë e rritjes së çmimeve, ai tenton të konsolidojë monopolin e tij mbi opozitën. Nëse grupi i tij nuk është zgjeruar me deputetë të tjerë, përpos atyre që iu bashkangjitën përgjatë foltoreve, nëse një pjesë e ish hierarkëve të PD po mëtojnë akoma t’i rrëmbejnë përmes gjykatave të pushtetit selinë, vulën dhe firmën, Berisha e di mirë se në një protestë janë të dënuar të tubohen edhe ata që e duan edhe ata që s’e duan, duke i njohur atij lideshipin. Dhe tashmë pro pjesmarrjes janë deklaruar edhe nga ata që nuk njihen si mbështetës të tij.     

“Kushdo duhet të jetë në protestë, pavarësisht se kush e thërret protestën. Data 7 korrik, në kushtet kur çmimet janë ritur, duhet protestuar fuqishëm”, ka deklaruar Ervin Salianji. “Protesta është instrumenti bazë i konsolidimit të demokracisë”, u shpreh Selaudin Jakupllari. “Janë pafund arsye që ne duhet të marrim pjesë në protestë kundër Edi Ramës”, theksoi Dhurata Çupi që njihet si mbështetëse e Alibeajt. Thirrje që palët kundërshtre brenda PD-së duhet t’i mënjanojnë konfliktet në raport me protestën, ka bërë edhe deputetja që s’është rreshtuar me asnjë grupim, Grida Duma.

Por përpos legjitimimit në krye të partisë përmes protestës, thirrja e 7 korrikut ka edhe synime të tjera. Ajo i ngjan më shumë një paralajmërimi ose një ndeshjeje miqësore para fillimit të kampionatit në vjeshtë. Në shtator, nga njëra anë PD do të fillojë primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë. Së dyti, po në të njëjtën kohë, do të nisë edhe beteja e dyshes Berisha- Meta kundër Ramës. Pikërisht për këtë, lideri demokrat ka vendosur të testojë dhe të mbajë në gjendje axhitimi, trupën e tij.

Ndonëse korriku nuk është muaji më ideal për tubime, ajo e 7 korrikut me gjasë është planifikuar si një provë gjenerale përpara asaj që do të sjellë shtatori.

©Lapsi.al



46 Comments

    1. Do ju vdesë plaku në dorë o derdimenë. Parashikimi im është ky, dhe më kanë dalur parashikimet deri tani. Protesta e 7 Korrikut do jetë mesatare. Nuk do shkojnë pak fare njerëz, por nuk do jenë shumë gjithashtu. Rreth 3 ose 4 mijë them unë. Megjithëse Saliu do thojë me qindra mijëra – si gjithmonë. Kjo e fundit nuk është parashikim, është fakt.

      Më tej, më larg në kohë, kjo i shkon Ramës si kostum i prerë me porosi. Me Berishën siç ka qënë gjithmonë, Edi Rama konsolidon bazën e PS komplet. Kjo është e mjaftueshme për të fituar Rama në zghedhjet e ardhshme. Por më shumë se kaq, e gjithë pjesa e ashtuquajtur gri ose nuk voton fare ose voton Ramën. Dihet tanimë që elektorati gri që në fakt vendos fatin e zgjedhjeve e ka alergji Berishën. Kështu që Rama jo vetëm do i fitojë zfjedhjet e ardhëshme, por me shumicë absolute prapë. Çfarë ndodh pastaj është e përcaktuar nga natyra. Në 2029 Sali Berisha është afër 90 vjeç. Nëse mban mend rrugën të kthehet në shpi do jetë arritje për të. PDja pastaj është në rënje të lirë. Gjë që siguron edhe mandatin e pestë, dhe të fundit të Ramës. Më vonë, kush e di, por deri në mamdatin e pestë, kjo është e garantuar.

  1. Dikush duhet t’ja a heqi llozin e ramutit nga torrla e pergjakure..
    Po pritet shpetim nga lulka gazka dhe alibushtra me kimete shterpen…
    Do ngordhni me lloz ne vrimte!
    Dele te nderkyera voteshites te perdhunuar e te mjere.
    Skeni pare gje akoma
    Pru sihtir milet.

  2. Pse jo e???
    Ore ketu duhen protesta derisa te ndizet gjaku i shqiptareve sepse i ka vene ne gjume rampjellja

    Pa mbarim pa pushim derisa te kete nje reagim te madh qe do e beje ramen te frikesohet

    1. Mos e rruni hic.
      Jo protesta po edhe termete te organizoni. Jeni pakic o kaqola.
      Kur do ta kuptoni kete.
      O Ram. Futi nje pal zgjedhje te parakohshme. Se keshtu si jan katandis keta. 100 mandate i ke me sy mbyllur.
      E te rrin keta te ngrohen ne diell me non graten.

    2. Po mer po por kane zgjedhur kohen me te keqe per protesta. Shqiptaret pak jane nga natyra te plogesht per protesta, pak edhe vera e pushimet dhe duket qe planifikimi ka qene i nxituar.

  3. Koha ka qene dhe eshte per protesta . Ne kete vend çdo minut e shkuar kot eshte nje dem i madh . Ketu eshte ndertuar nje sistem qe keta po na shkelin me kembe dhe nuk mbajne pergjegjesi , pa protesta keta do na hane mish te gjalle . Prandaj sa me te shumta dhe sa me te shpeshta protestat aq me mire per shoqerine.

    1. Shqiptaret nuk kane kohe per Berishen,por pse jo,ta shfrytezojne kete radhe Berishen.
      Te jemi te sinqerte;a ka njeri mendere ti ngreje njerezit si ai?
      Atehere shqiptaret duhet te ngrihen me force dhe ti tregojne politikes se do jene vete zot i fateve te tyre,jo vetem rames,por edhe atyre qe do vijne.
      Ndergjegjesimi eshte rritur dhe thjesht duhet vrare frika,frika se do hakmerren,do i lene pa pune etj,dhe kjo frike vritet vetem kur te dalin te gjithe te kerkojne te drejtat e mohuara dhe te shkelura me kembe.
      Duke dale te gjithe,ata skane çbejne,se nuk hakmerren dot ndaj te gjitheve.
      Guxoni njerez dhe ndryshoni jeten tuaj,eshte koha tani se neser do jete shume vone,beni detyren jo ndaj atdheut siç jemi mesuar te recitojme qorrazi,por ndaj vetes tuaj,per hir te femijeve tuaj.
      Respektini veten dhe do ndiheni te respektuar,drejtoni kurrizin e perkulur ne pritje te kerrbaçit,rrini drejt dhe me syrin pishe kerkoni ate qe jua kane rrembyer,vereni ne vend dinjitetin dhe nderin tuaj.
      Une per vete do dal,pa pritshmeri,por do bej qe te ndihem mire me veten time,se nuk mund te pres ta bejne te tjeret per mua.E ndiej si detyrim ndaj koshiences time,se nuk mjaftojne rebelimet neper rrjete sociale,ato jane virtuale nderkohe qe vjedhjet dhe korrupsioni jane reale.
      Fillimi mbare gjysma e punes,guxim,guxim,guxim!

      1. ti mir e ke o shoku. Po Berisha nuk eshte nga ata qe shfrytezohen, po eshte nga ata qe shfrytezon. A e pe si po e trajton Belind Kellicin? Ky u be copash per Berishen ndersa Berisha ben sikur se njef tani qe kaloi lumin. Per fat te keq ky nuk e ka mar PD per ta sjell ne psuhtet po e ka mar per ta perdor si bunker.

    2. o kariiiiiiiiiiiiiiiii ka 9 vjet qe berisha nuk eshte ne pushtet . Apo prap fajin e ka saliusiopash ju derrave qe as skuqeni e as nxiheni .

  4. A eshte koha per protesta ????????? JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
    Çduhet te bejme ?????????????????? REVOLUCION

  5. Protesta eshte shume e vonuar .
    Protestes ti dihet fillimi por jo fundi .
    Fundi dhe qellimi i saj duhet te jete nje dhe vetem nje : rrezimi i klikes se hajnave dhe e krimineleve me pushtet .
    Me pas , gjithashtu po aq i rendesishem sa vete largimi i krimineleve dhe hajnave me pushtet nga pushteti eshte : ndeshkueshmeria e tyre , vendosja e rregullave te lojes dhe reformim i gjithanshem kushtetues dhe jo .

    1. Nuk e kemi lluksin per plazhe,pastaj data 7 nuk eshte fundjave dhe nuk i prish pune njeriu,prandaj ose te rrine ne plazh dhe te jetojne nen diktature te perjetshme,ose te marrin frenat ne dore.Mjaft ia lame timonin njeriut me te pa pershtatshem,atij qe nuk di ti jape timonit duke na rrenuar dhe zhvleresuar ne dhe duke ngritur ne piedestal krimin dhe korrupsionin.
      Mendoni per femijet tuaj,edhe po te ikin ,te huaj do ndihen kudo ku do shkojne,po te rrine,do u nxihet jeta perdite.
      Jemi vone por me mire vone se kurre.

      1. Problemi eshte se robt jane me pushime verore ne 7 korrik, edhe mezi kane kursyer para per ato cop pushime e smund ti prishin. Do qe me mire qe protesta te behet ne shtator kur te jene kthyer dynjaja.mendimi im.

  6. Opo ca thoni????
    Pse i jepni vetes, shpresa te rreme.
    Si mundet, qe nje i shpallur i vdekur politikisht. Dhe i debuar nga politika e perendimit. Te me premtoj shpres per te ardhmen.

    *** **** **** ***
    Si do ma bej te ardhmen me te mire, dikush qe nuk ka te ardhme per vete????????

  7. Rrinte si merhum te katedralja e Shën Palit, mes 20 të tjerëve. Ai po bën sikur nuk e kupton se 40-vjeçarëve të sotëm u ka hyrë në hak duke ua lënë prindërit pa punë e familjet pa bukë ato vite sa ka qeverisur ai. Brezin e 20-vjeçarëve s’e gënjen dot të çohet e të pranojnë Albana Vokshin e Belind Këlliçin si ciceronë. Ju shpellkare te fcb trima e bythegrisur qe trimerine e tregoni neper cepat e pallatit duke konsumuar fara kunglli dhe hani mut cdo dite neper komente,salihu nuk ka fituar atehere qe ishte si mbret jo me tani qe ka ngordhur si nje qen vicidoli,por ju mos u dorzoni sfurqet kosat lopatat kazmat me vete per te realizuar revolucionin demokratik te salih karaxhic berisha

    1. I paemer 12:47
      Je cope muti i dale nga prapanica e Edvin Droge-mashtruesit.
      RACIST=COPE MUTI!Njilloj si NastradinRama,lalpordh-Uriahipi(tek David Koperfield),tualet palla,Gjiknuria,Ahmuti,Spiropilli dhe i gjithe sorollopi i RISHKERDHJERJES+Patronazhistet!!!
      Urrejtjen per verioret(shpellaret) e ke n’gjak.
      Te Na e rruash PENISIN,sepse keshtu futet lirshem tek VAGINAT e femrave te familjes dhe far’efisit tend!

  8. S’duam as buke as uje as rrecka veshur,
    vetem Ed Ramen te shohim te qeshur,

    te na kenaqe fort kur flet per Open Ballkan,
    kur na ben Vellezer me Vucic e me Erdogan,

    kur bukur ato qyfyre e barzaleta tregon,
    nuk po e ndiejme fare kete Varferine ton,

    e ashtu ne kor themi – Ed Rama or tungjatjeta,
    se pa keto Balluket e tua nuk na shtyhet jeta!

  9. Koha eshte gjithmon per protesta. Ne demokraci protestat jan te nevojshme. Problemi eshte se koha ka ikur per ty o Sale, si ne mosh e si ne metnalitet nuk je me i pershtatshem per ket pun. Hap krahun dhe lere opoziten te behet.

  10. Rama eshte ber bajat. Po nga ana tjeter nuk shof ndonje shpres te madhe nga nje qe eshte non-grata nga perendimi, me gjith respektin per ty o doktor.

  11. O sale, njerezit duan plazhe relaks tani, su ha me kari te heqin nje mut e te ven nje cop muti tjeter. skan fort interes te te sjellin ty te nuserosh per her te tret. Un e di qe ke hall te madh, po halli jot eshte ndryshe nga halli shqiptareve dhe biles ti me te ngjashmit e tu jeni pjes e hallit te shqiptareve jo pjes e zgjidhjes. Ti, Like floriri, Rama, Tao palla e te tjer si ju , jeni nje mut, nje rac, me tendenc te fort per te vjedhur.

  12. Po ti ske te ardhme per vete, konsiderohesh i vdekur per se gjalli, si mund te rregullosh te ardhmen e shqiptareve?

  13. Berisha kete model kishte edhe kur skishte probleme me Alibejt per PDne. Protesta e opozites eshte gjeja me natyrale ne kete vend ku shpirti i protestes dhe kundershtimit te rregjimit ka vajtur ne fund. Madje cdo muaj duhet te bej nga nje, ti ri injektoj shoqerise shpirtin e protestes.

  14. Raporti boteror i drogave per 2022 – Shqiperia renditet ne vend te 7-te ne bote per kanabisin! (dhe hajde tani e te behet te protestosh kunder ketij Rame qe e ka lartuar Shqiperine ne keto rekorde?)

    1. Ta legalizojm, te pakten pin nacut pa lek dhe nuk bien brenda per nje teke. Ka shku tekja 4 mij euro, dy per policin dy per prokurorin. Vk

  15. Protesta duhet te kishte fillu qe dje . Por me mire vone sesa kurre . Protesta duhet te jete e pafundme dhe e dhunshme derisa qeverria e hajduteve te rrezohet . Biles secili prej nesh duhet te kete nga 10 shishe molotov me vete . Nuk ka me kohe , sa me shume kalon aq me shume keto qelbesira pasurohen dhe nuk kane as me te voglin e vrarjes se ndergjegjes . Keta dhune dhe grabitje na dhane dhe me dhune duhet tja kthejme resoton .

  16. Çfarëdo që bën Berisha, përfundon në fund me llumin e vet, me një klan veriorësh idiotë rreth vetes, me një idiot që i mban çantën, që e quan sekretar të Përgjithshëm, me disa të lajthitur që ngatërrojnë rolet me dëshmorë në Teatër, me rolet në skenën e Saliut, dhe me disa konspiracionistë që nisen të flasin kundër qeverisë e përfundojnë të flasin kundër vaksinës. Eshte i share me fis e familje ai shpellkare e malok qe nuk vjen ne proteste me vete te keni sfurqet e kosat,por dhe kazma ben pune,ju kam shkerdhy familjen po nuk erdhet o shpellkare salihu po ju pret

  17. Salih Shpellari do marrri kari ne goje ne kete protest. Do ta shofim ne televizor se do jemi duke thekur karet ne plazh

  18. Koha për protesta të vazhdueshme ndaj keqqeverisjes së Ramës, nuk ka rreshtur asnjë ditë gjatë 9 viteve të pushtetit të tij, por ai përfitoi nga dy mynxyra të natyrës, tërmetit e pandemisë.
    Edhe tani , jo më nga fatkeqësitë natyrore por nga çmenduria e Putinit që i ka hapur luftë jo vetëm Ukrainës por edhe NATO-s, protestat duhet të jenë jo vetëm për luftën për pushtet në Shqipëri, apo thjeshtë për rehabilitimin e Berishës, por të motivuar nga marrëzitë e Ramës që në këtë kohë “i shpall luftë” BE në mbrojtje të “vëllait” të tij Vuçiç këlysh i Putinit.
    E parë nga ky këndvështrim, kjo protestë duhet të jetë e fuqishme e të përfshijë pjesën më të madhe të shqiptarëve edhe të atyre që nuk mbështesin Berishën.
    E keqja më e madhe sot është marrëzia e Ramës që po rikthen mendësinë e Enverit për ta izoluar Shqipërinë nga gjithë bota demokratike.
    Nuk ka asgje të keqe që edhe PD zyrtare të bëjë thirrje për protesta e ta thotë edhe ajo fjalën e saj në këtë protestë.
    Po kështu edhe të gjitha partitë e tjera opozitare me palo “rilindjen” e krimit në Shqipëri, por edhe e gjithë shoqëria civile, duke mos i lënë vend vetëm protagonizmit të Berishës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *