• |
ide | kryesore

Udhëheqësit e G7 premtojnë mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa duhet

-Instant, Arkiva, Planet



G7 është zotuar se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën ‘për aq kohë sa duhet’ në një dekaratë të përbashkët në samitin e tyre në Gjermani.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike dhe do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa duhet’ thuhet në deklaratën e G7.

‘Ne jemi përkushtuar të ndihmojmë Ukrainën që të ruajë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, të mbrojë veten dhe të zgjedhë të ardhem e saj. I takon Ukrainës të vendosë për një zgjidhje të ardhshme paqeje, pa presione ose ndikim nga jashtë’ thuhej në deklaratë.

Udhëheqësit thanë se do të punojnë së bashku për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet dhe pasi të përfundojë lufta.

“Me synimin për një zgjidhje të qëndrueshme të paqes pas luftës, ne jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje së bashku me vendet dhe institucionet e interesuara dhe Ukrainën për angazhime të qëndrueshme të sigurisë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet, të sigurojë të ardhmen e saj të lirë dhe demokratike dhe të pengojë agresionin e ardhshëm rus. “ thuhej gjithashtu në deklaratë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *