• |
ide | kryesore

VIDEO E RE/ Zbulohet shkaku i aksidentit që i mori jetën 25-vjeçares me të birin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohen pamje të tjera nga aksidenti tragjik që i mori jetën nënës 25-vjeçare Klaudja Xhaferaj dhe djalit të saj 6-vjeçar.

Siç shihet në pamje, e reja pak para aksidentit është futur në parakalim dhe për një moment përballë saj ka ardhur me shpejtësi një kamion. Në këtë moment 25-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Osum. Për pasojë ajo bashkë me djalin e saj humbën jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Ura e re” në rrugën “Antipatrea”.

Pavarësisht se qytetarë të rastit kanë tentuar të japin ndihmën e tyre, nuk kanë arritur të nxjerrin gjallë nga uji nënën dhe djalin e saj.



6 Comments

  1. Zbulohet shkaku?! Cili eshte shkaku qe e zbuluat ju?! Humbja e kontrollit?! Po nga se erdhi?! Sa injorante medioker jeni. Tituj per klikime dhe si cakej hidheni mbi fatkeqesite.

  2. Shume ngjarje rende. Nga ministria e infrastruktures, te Arrsh, dhe te bashkia , duhet te arrestohen direkt. Rruge teper e rrezikshme, pa viza te bardha, dhe mbi te gjitha kangjellat ishin mashtrimi me i ndyre qe ka bere kompania ndertuese dhe ndyresirat kriminelet qe firmosin pune te tilla.

  3. Nëse do kishte mbrojtëse ajo rrugë, s’do të kishte asnjë humbje jete. Kontrollin mund ta humbasi kushdo por kjo nuk do të thotë të dalësh nga rruga sepse në vend të mbrojteseve janë vendosur kangjella zbukurues! Duhen hetuar të gjithë ata që kanë punuar dhe firmosur projektin! Është shumë e lehtë t’ia hedhësh fajin të vdekurës.

  4. U prehte ne paqe dhe Zoti qofte me te.

    Me vjen shume keq per vogelushin e vogel qe pati kete fat te zi.

    E ndjera pati faj por padiskutim qe kangjellat ishin vetem per zbukurim aty.

    Duhet hetim edhe per kete pjese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *