• |
ide | kryesore

VIDEO/ Plas sherri mes deputetëve në Maqedoninë e Veriut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Seanca në Komisionin për Çështjet Europiane në Maqedoninë e Veriut ka degjeneruar në përplasje mes deputetëve shqiptarë dhe atyre të VMRO-DPMNE-së.

Siç shihet edhe në video ka pasur një përplasje mes Kreut të Komisionit për Çështje Europiane në Kuvend, Arbër Ademit dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së në opozitë

Në video shihet se incidenti ka ndodhur afër foltores së sallës së komisionit. Deputetët e VMRO-së kanë shkulur nga vendi mikrofonin.

Në anën tjetër shihen se si deputetet e BDI-së Merita Koxhaxhiku dhe Bilall Zendeli mundohen që të qetësojnë situatën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *