• |
ide | kryesore

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Policët ranë në marrëveshje për të dhënë dëshmi të rreme

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Lidhjet me politikën, u ka dhënë përherë terren të lirë bandave në Elbasan, por në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, policët janë futur në lojën e kriminelëve duke manipuluar të vërtetën për një vrasje që shenjoi zgjedhjet e 25 Prillit.

Agjencia për Mbikqyrjen Policore zbuloi se policët që ishin aty, kur u vra Pjerin Xhuvani në datë 21 Prill të 2021 u bënë pjesë e një skeme manipulimi të dinamikës së ngjarjes. Hetimet kanë dalë në përfundimin se dy shefat e policisë në atë kohë, Albert Nushi dhe Nikollaq Papa kanë gënjyer në dëshminë e tyre dhe për më tepër, janë koordinuar me vartësit.

Bashkë me ta, 6 policë të forcave Shqiponja janë bërë pjesë e manipulimit dhe kanë gënjyer para prokurorit të çështjes, njësoj si shefat e tyre.

Për ngjarjen është në burg Arbër Paplekaj, ish-shoqërues i Gazment Bardhit që akuzohet për vrasjen me dy plumba të Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e dhëndrit të tij, Elton Bodinakut.

Lexo edhe: DINAMIKA/ Çfarë ndodhi në Elbasan, nga dyshimet për blerjen e votave te vrasja e Pjerin Xhuvanit

Lexo edhe: Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Misteri i armës izraelite që u zhduk pas ngjarjes

Në përplasjen me armë, mbetën të plagosur edhe një police e Shqiponjave, Xhensila Sota dhe dy nga personat që ishin të përfshirë në mbrojtjen e votave për PD, Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani.

Mbetet ende mister shkaku që i detyroi policët të gënjenin dhe detajet që janë përpjekur të fshehin.

Por ajo që duhet dalluar në këtë histori është fakti se në manipulim nuk u përfshi vetëm njëri apo dy policë, por i gjithë grupi bashkë. Dy shefa dhe 6 policë të Shqiponjave kanë pasur një marrëveshje me njëri-tjetrin për të dhënë dëshmi të rreme, mbi mënyrën se si mbeti i vrarë Xhuvani dhe si u plagosën të tjerët.

Çfarë fshehën policët pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan? Kush i organizoi të gënjenin të gjithë bashkë? Kë mbrojtën shefat e policisë në vendin e krimit?

Deklaratat e tyre të rreme i shtohen manipulimit publik të ish-prokurorit të çështjes, Alfred Shehu.

Ai deklaroi publikisht se në vendin e krimit nuk u gjetën materiale zgjedhore, por në gjykatë ai pohoi se aty ishin gjetur karta identiteti, lista të tipit të patronazhistëve dhe një sasi parash.

Kush është Mehmet Greca, personi që u kap me makinën pa targa nga vullnetarët e PD në Elbasan

Përveç kësaj, në makinën e njërit prej protagonistëve të ngjarjes, Kelmend Xhaferaj u gjetën postera dhe materiale të fushatës zgjedhore të Taulant Ballës.

Xhaferaj u arrestua nga RENEA disa ditë më parë, por u lirua menjëherë, sepse kishte fituar pafajësinë. Roli i Kelmend Xhaferajt në përplasjen me arm mbeti i paqartë, ndërsa ende nuk dihet se kush i plagosi dy ish-punonjësit e policisë Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani./Lapsi.al



13 Comments

  1. Ore Pjerin Xhuvani, eshte Zan Caushi… Thjesht ka ndryshuar emrin dhe pamjen…

  2. Po me prokurorin e SPAK-ut qe genjeu hashiqare para kamerave ça do behet ?
    Nje vend pa drejtesi eshte si pema pa gjethe . Thjesht eshte çeshtje kohe qe te kalbet e te bjere .
    Problemi eshte se bashke me te thatin digjet edhe i njomi . Çfaj kane Shqiptaret e ndershem qe te vuajne pasojat e nje grushti horrash e maskarenjsh te paskrupullt ?

  3. Ky pra asht Tualet Palla.
    Super kriminel njilloj si shefi i tij Edvin Droga.
    Te dhjefsha SHQIPERI-ALVANIQINE.
    HANI BAR thote KIM KURVA.Ka te drejte vazhdojme me e hanger.
    Gamoto Edvin,Kim,Pall,Gjiknur,Manj,Spiropill,Bolluk…e kompani!

  4. Hahhahaahhaha.o zot ca estrrade.o njerez e di gjith elbasani se cfar ndodhi dhe kush ishte. Te dali taulant kurva se eshte kryesori ne kete ceshtje.o tao ball po te vjen ora do te qihen ropt e ca ke shpi se ke ly duret me gjak o te qifsha femit

  5. Nëse “Aspak-u” do të kthehet vërtetë një “SPAK”, pra një prokurori e vërtetë speciale që do të sjellë drejtësinë në Shqipëri, kjo mund të arrihet qoftë edhe me zbardhjen e plotë të asaj që ka ndodhur në Elbasan me përfshirjen e bandave kriminale e lidhjes së tyre me politikën në zgjedhjet e fundit.
    Zbardhja e plotë e “zgjedhjeve” në Elbasan, ku si protagonistë politikë ishin Taulant Balla, numuri dy i PS pas Ramës e Gazmend Bardhi numuri dy i PD pas Bashës, do të ndajë “shapin nga sheqeri” se a është vërtetë Partia socialiste shqiptare forca shumicë reale që duhet të qeverisë Shqipërinë apo është një shumicë kriminale e sajuar.
    Padyshim se Gazmend Bardhi në Elbasan ka pasur detyrën më të vështirë e me të rrezikëshme si përfaqësues i opozitës, pasi në këtë qark, veç faktit se pushteti lokal ishte i tëri në dorë të socialistëve, po ashtu edhe policia e drejtësia shtetërore, përballë kishte një person si Balla që fare haptazi ka dalë publikisht me lidhjet e tij me botën e krimit e është një fakt i njoftuar nga të gjitha mediat se Elbasani kishte bandat më të rrezikëshme kriminale që bënin ligjin në këtë qytet.
    Nuk ka pasur nga mediat jo më akuza por qoftë edhe dyshime për Bardhin që të jetë përzjerë e të ketë lidhje me persona të dyshuar për krime.
    Kurse “doktor” Balla me “doktoraturë” të vjedhur, veç që është përmendur se ka bërë namin me pyjet e Librazhdit, i dyshuar edhe për skandalin e Toiota Yaris , ka deklaruar publikisht se është “krenar” që ka lidhje edhe familjare me personazhe të aukuzuara për trafiqe droge e vepra kriminale si Rahja që është akoma deputet, apo Bego që është një “biznesmen i ndershëm”.
    Tragji-komedi është edhe fakti se “lideri historik” i PD, Z.Berisha, pas shpalljes “non grata” nga qeveria amerikane e vendimi i Bashës për ta larguar nga grupi parlamentar i kësaj partie, sulmoi Bardhin e shefin e tij Basha, pikërisht me shpifjet e Taulant Ballës kundër tyre.
    Ishte vërtetë befasuese dhe e çuditëshme që pas 9 vitesh të pushtetit “rilindas” socialist, u shpall “non grata” nga SHBA Berisha që nuk kishte më asnjë funksion shtetëror e partiak, për më tepër se akuzat për korrupsion e dëmtimin e demokracisë, nuk u shoqëruan asnjëherë me fakte e dokumenta.
    Si shumë shqiptarë të tjerë antikomunistë, pata përshtypjen se Z.Berisha i është bërë një padrejtësi me ato akuza, e kjo përshtypje mu përforcua më shumë, kur Berisha deklaroi publikisht se nuk do ta përzjente PD me këtë problem, por do ti dilte vetë në krye duke e ndjekur personalisht në rrugë gjyqësore.
    Por kjo përshtypje filloi të më zbehej gjithmonë e më shumë, kur Berisha nuk e mbajti fjalën, e bëri me foltoret më të keqen e mundëshme, përçarjen e plotë të partisë që krijoi e drejtoi, duke realizuar kështu qëllimin e Ramës.

    1. Ok ore pederast i ndyrë. Paska faj Berisha. Ai vërtet deklaroi që do t’a le PD jashte, por nuk pati thënë që PDja ta përjashtonte në atë mënyrë. Ç’i kushtonte PDs të kërkonte publikisht prova? Por kur je i kapur për topesh se krytari që ishte, natyrisht që do ruash bythen tënde. Nuk e di çfarë prisni ju demokrate me Bashën e kompani kur ai i gjati me gjithë skandalet mori mandat të tretë?

  6. Ju qifsha shteti. E ju qifsha juri qimin. Ed rama te shkerdhefsha faren e fisin o kurve burre. Ke koka e çdo gjeje te keqe ne kete vend. Te shkerdhefsha aneten ne brime.

  7. Rrinte si merhum te katedralja e Shën Palit, mes 20 të tjerëve. Ai po bën sikur nuk e kupton se 40-vjeçarëve të sotëm u ka hyrë në hak duke ua lënë prindërit pa punë e familjet pa bukë ato vite sa ka qeverisur ai. Brezin e 20-vjeçarëve s’e gënjen dot të çohet e të pranojnë Albana Vokshin e Belind Këlliçin si ciceronë. Ai maloku salihut qe eshte i arrestuar do tregoje dhe aksionin e organizuar nga salihu te zbatuar nga Gazi gei i kavajes

  8. Çfarëdo që bën Berisha, përfundon në fund me llumin e vet, me një klan veriorësh idiotë rreth vetes, me një idiot që i mban çantën, që e quan sekretar të Përgjithshëm, me disa të lajthitur që ngatërrojnë rolet me dëshmorë në Teatër, me rolet në skenën e Saliut, dhe me disa konspiracionistë që nisen të flasin kundër qeverisë e përfundojnë të flasin kundër vaksinës. Dash nuk eshte gjykate o shpellkar i salihut,salihu po te kishte bythe te hidhte ne gjygj dash ne nje gjykate amerikane,por salihu e di veten dhe i pelqen te beje kete qe po ben duke thirrur protesta se ju shpellkare e maloke ngelet pa pune,tani kopila po merni ca leke per byrek,dhe eshte i share me fis ai shpellkare qe nuk vjen ne proteste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *