• |
ide | kryesore

Zelensky kërkon nga G7 sisteme të mbrojtjes kundërajrore

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po i drejtohet liderëve të G7, në një samit që po mbahet në Gjermani.

Sipas burimeve për Reuters, Zelensky ka kërkuar sisteme të mbrojtjes kundërajrore, ndihmë për eksportet e grurit dhe garanci sigurie.

Zelensky gjithashtu kërkoi ndihmë për rindërtim dhe sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.

Ndërkohë, deri tani fjala e Zelensky drejtuar G7 nuk është bërë ende publike, ndërsa Reuters ka mësuar detajet nga një zyrtar evropian që flet në kushte anonimiteti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *